
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi i marrë të enjten vonë për heqjen e regjimit të letrës ngjitëse për automjetet me targa serbe ka ardhur pasi Policia e Kosovës raportoi se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e këtij shteti, po zbatohet plotësisht.
Përmes një shkrimi në "Facebook", Kurti tha se nëse do të ketë ndryshim të qasjes nga autoritetet serbe, shteti i Kosovës do të veprojë.
Serbia vendosi t'i lejojë automjetet me targa RKS të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave.
“Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë”, tha Kurti duke theksuar se ky fillon të zbatohet pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Sipas Ligjit për Qeverinë, vendimet e Qeverisë publikohen në Gazetën Zyrtare jo më vonë se njëzet e katër orë pasi që të jenë nënshkruar nga Kryeministri, dhe mbesin publike pa asnjë kufizim kohor.
“Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë”, ka shtuar Kurti.
Siç raporton ekipi i Radios Evropa e Lirë nga pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, deri në mesditën e së premtes targave të Serbisë kanë vazhduar t'iu vendosen letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore.
Për çështjen e lëvizjes së lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje së pari më 2011, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Pas tensioneve që shkaktoi çështja e targave, në shtator 2021 u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Ajo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve.
Vendimi i Serbisë për mundësimin e lëvizjes së lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë, është marrë më 25 dhjetor 2023 nga autoritetet serbe, për të hyrë në fuqi pastaj nga 1 janari i këtij viti.
“...ky vetëdiciplinim i Serbisë përdoret për të ulur presionin nga perëndimi demokratik (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi Serbinë për zgjedhjet e manipuluara e jodemokratike, por edhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, e për të maskuar përgjegjësinë e tyre lidhur me sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023”, ka thënë Kurti duke shkruar se vendimi i Serbisë për targat është “manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake”.
Vendimi i Beogradit u mirëprit nga Bashkimi Evropian, i cili e cilësoi atë si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë./ REL
Më 13 janar, Tajvani do të zgjedhë një president të ri...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpin...
Gjatë një patrullimi të zhvilluar në orët e fundit, Po...
Një numër i madh njerëzish zgjodhën Kosovën si destina...
"Detyrat tona rriten si ortek, por ne jemi Rusi, ne jemi v...
Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë itali...
Pensionistët në Gjermaninë Lindore janë në gjendje fin...
Politikani i opozitës serbe, Nikolla Sanduloviç, u rra...
Një nënë dhe fëmija i saj humbën jetën pasi u përplasë...
Policia britanike po heton një rast historik që përfsh...
Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se ka vendosur ta sh...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpin...
Ekipet e shpëtimit në Japoni po nxitojnë për të gjetur...
Koreja e Veriut ka gjuajtur më shumë se 200 predha art...
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, e theksoi...
Publikimi i një numri dokumentesh gjyqësore, më parë sekre...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka në...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekr...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar këtë të enjte në s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...