Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Gjykata e Tiranës rrëzon Metën
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore.
Në bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Korenë e Veriut, Kim ka thënë se Pheniani është në linjë me “të gjitha veprimet e udhëheqjes ruse” për të luftuar “rrënjën e problemit të krizës ukrainase”.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se Pheniani i ka dërguar rreth 11.000 trupa ushtarake në Rusi vitin e kaluar për të luftuar kundër Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nisur luftën në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, KCNA, Kim dhe Lavrov janë takuar të shtunën “në një atmosferë të ngrohtë miqësore”.
Lideri koreanoverior ka shprehur “besimin e plotë që ushtria dhe populli rus do të fitojnë në plotësimin e këtij synimi për mbrojtje të dinjitetit dhe interesave bazike të shtetit”.
Në Telegram, Ministria e Jashtme ruse e ka publikuar një video ku shihen dy zyrtarët duke përshëndetur njëri-tjetrin me përqafime.
Rikonfirmimi i Koresë së Veriut për mbështetje ushtarake të Rusisë vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur për rikthim të ndihmave ushtarake në Ukrainë, pas një pauze të vogël.
Trump i ka thënë transmetuesit televiziv NBC të enjten se ka bërë marrëveshje me NATO-n që Shtetet e Bashkuara t’i dërgojnë Ukrainës sisteme ajrore për mbrojtje, përmes aleancës.
Njoftimi i Trumpit ka ardhur në kohën e intensifikimit të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë.
Pheniani e ka pranuar në prill të këtij viti se ka të angazhuara trupa ushtarake në Rusi, disa muaj pasi Perëndimi ka ofruar dëshmi se numër i madh ushtarësh janë në vijën e frontit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kimi e ka nënshkruar një marrëveshje me Putinin në qershor të vitit të kaluar, duke u pajtuar për të mbështetuar njëri-tjetrin, nëse ndonjëri shtet përballet me “agresion”.
Përveç ushtarëve, Koreja e Veriut është zotuar për të dërguar mijëra punëtorë për rindërtim të rajonit rus Kursk, të shkatërruar nga lufta, ka bërë të ditur shefi i sigurisë së Moskës muajin e kaluar.
Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar...
Trupa gjykuese në çështjen ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirim...
Britania e Madhe po kalon valën e tretë të nxehtësisë të v...
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, derisa po zhvillon...
Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman We...
Ka arritur në Prishtinë zyrtari i lartë i Departamentit am...
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka reaguar lidhur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Rusia i ka shënjestruar sërish të shtunën qytetet ukrainas...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian d...
Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë...
Sipas të dhënave të OHCHR-së, gjatë 10 javëve të fundit në...
Uji më i ngrohtë në bregdet mund të duket i këndshëm për j...
Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar për një arm...
Një raport paraprak mbi rrëzimin e Air India në qershor ka...
Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi vendin e shkatërr...
Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të kryer...
Moska ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 500 vende kul...
Parlamenti portugez e riklasifikoi sot përdhunimin si krim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...