Osmani: Nëse dikush dëmtohet nga "Ballkani i Hapur", ne s’do të jemi pjesë e nismës
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, B...

Realiteti politik i ka bërë esëll Të Gjelbrit gjermanë. Në kongresin e partisë në Bonn pa shumë zhurmë e debate partia la mënjanë pozicione që dikur ishin pjesë e ADN-së së saj. Dramatike, si kohët sot sipas Jens Thurau.
Kush ka ndjekur më parë ndonjë kongres të Të Gjelbërve gjermanë dhe ishte edhe në fundjavë në Bonn për kongresin e tyre(15.-16.10.) nuk mund të besonte se ndodhej pikërisht në kongresin e Partisë së Gjelbër. Të kthjellët, argumentativë dhe gati pa konflikte partia e dikurshme e protestës dha miratimin që të vazhdojnë të jenë në përdorim centralet atomike gjermane për një kohë të kufizuar. Ajo po ashtu miratoi furnizimin e mëtejshëm të Ukrainës me armë, edhe me armë të rënda, votoi kundër negociatave me Putinin, megjithëse disa delegatë të krahut pacifist e kishin propozuar gati plot dëshpërim këtë. As beteja pa fund për rendin e ditës si dikur, as luftë ideologjikë mes fundamentalistëve të majtë dhe "Realos", si quhen sot pragmatikët në Partinë e Të Gjelbërve.

E gjitha kjo ka të bëjë me një brez të ri politikanësh të gjelbër, një brez të rinjsh. Në katër vitet e shkuara numri i anëtarëve të partisë gati është dyfishuar, nga 65.000 në 125.700 në fund të vitit 2021. Betejat e vjetra për energjinë atomike apo për çarmatimin ata i njohin nga librat e historisë. Ata duan një botë ekologjike, ushqim të shëndetshëm dhe një balancim mes jetës së punës dhe kohës së lirë. Pikërisht nga ky brez i ri ka shumë politikanë të rinj aktivë. Rreth 40% e 800 delegatëve në kongres morën pjesë për herë të parë në kongresin e kësaj partie. E pikërisht brezi i mbrojtjes së klimës, së pandemisë dhe luftës në Ukrainës po depërton tek Të Gjelbrit. Ky brez kërkon një të ardhme për veten, pasi brezi i themeluesve të partisë ambientaliste nuk ia doli ta përmirësojë sa duhet botën.
Kongres në kohë lufte
Por në radhë të parë ky ishte kongresi i parë i partisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ky zhvillim ka çuar në ndërrim dramatik të pozicioneve të kësaj partie. Realiteti i ri gati e fshiu idealin, se diplomacia dhe multilateralizmi janë përgjigjet e vetme për konfliktet. Ende në kohën e masakrave në Siri, ku Rusia ishte pjesëmarrëse, zgjidhja ishte: ky konflikt nuk zgjidhet në mënyrë ushtarake. Tani përgjigja e Të Gjelbërve deri në qeveri është: Ne do të furnizojmë Ukrainën me armë për sa kohë konflikti të fitohet ushtarakisht. Për një parti kaq me rrënjë pacifiste një ndërrim ky si dita me natën.

Por krahas kësaj ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për paqen botërore. E megjithatë Të Gjelbrit ende aktualisht mbështesin energjinë fosile, rivendosin në punë centralet e qymyrit. Bashkëkryetari i Të Gjelbërve, Omid Nouripour është shprehur, se nuk ka udhëzues, as skenar për një gjendje të tillë. Po. Por ku i çon kjo të Gjelbrit e çfarë do të bëhet me këtë parti?
E ardhmja e Të Gjelbërve - gra e burra shteti
Më shumë gjasa ka që të kemi një parti që merr përgjegjësi për shtetin, që angazhohet për orientimin paqësor dhe mbrojtjen e mjedisit, por kur konfliktet e reja ta mundësojnë këtë. Nëse jo, atëherë jo.

Shumë shpesh krerë të gjelbër flasin për dinjitetin dhe idealin e lirisë së perëndimit që duhet mbrojtur, le të kushtojë sa të dojë. Të gjitha këto në një kohë kur partia është e mbërthyer nga frika për të ardhmen e botës, demokracinë dhe shtetin ligjor. Kjo kuptohej edhe kongresin e partisë në Bonn. Me këtë ndjesi Të Gjelbrit sigurisht nuk janë vetëm, po ajo i ka ndryshuar ata, që tani, pas vetëm rreth një viti në pushtet. Kjo është dramatike, ashtu si kohët e sotme./DW
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, B...
Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet e lidhur në një valixh...
Çmimet në Gjermani po rriten, veçanërisht çmimet e ene...
Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në burgun famëke...
Pak pas mesnatës së 21 gushtit të vitit 1991, një kolo...
Protestuesit intensifikuan demonstratat antiqeveritare...
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën ...
Një nënë që nuk lejohet të marrë fëmijën e saj akuzohet se...
Një mjek nga Kalifornia ndau një video të çuditshme të tij...
Pramila Patten, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Për...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, p...
Kandidati i Kongresit të Nju Jorkut, Mike Itkis dëshiron t...
Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dësh...
Ministri i Informacionit, Kulturës dhe Turizmit i Jeme...
Ditën e djeshme Policia e Kosvës ka arrestuar një burrë, i...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha së fundmi në n...
Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje liderëve në...
Kryeministrja britanike Liz Truss ka njoftuar një ndryshim...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori gjithë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...