Kancelari gjerman Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën ...

Protestuesit intensifikuan demonstratat antiqeveritare në rrugët kryesore dhe në universitete në disa qytete anembanë Iranit të shtunën.
Vëzhguesit e të drejtave të njeriut njoftuan për qindra të vdekur, përfshirë fëmijë, ndërsa lëvizja hyri në javën e saj të pestë.
Protestuesit brohoritën "Poshtë Diktatori" në rrugët e Ardabilit në veriperëndim të vendit. Studentët u mblodhën para universiteteve në Kermanshah, Rasht dhe Teheran, sipas videove në mediat sociale.
Në qytetin e Sanandajt, një pikë e nxehtë për demonstratat në rajonin verior kurd, vajzat e shkollës brohoritën, "Grua, jetë, liri", në një rrugë qendrore.
Protestat shpërthyen pas zemërimit publik për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Ajo u arrestua nga policia morale e Iranit në Teheran për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike. Qeveria e Iranit këmbëngul se Amini nuk u keqtrajtua në paraburgim nga policia, por familja e saj thotë se trupi i saj kishte mavijosje dhe shenja të tjera rrahjeje pasi u ndalua.
Të paktën 233 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat që përfshinë Iranin më 17 shtator, sipas monitoruesit të të drejtave të njeriut me qendër në SHBA, HRANA.
Grupi thotë se 32 nga të vdekurit ishin nën moshën 18 vjeç. Më herët, organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran me qendër në Oslo kishte vlerësuar se ishin vrarë 201 vetë.
Autoritetet iraniane i kanë quajtur trazirat një komplot perëndimor, pa dhënë prova.
Zemërimi publik në Iran ka arritur në një pikë kulmore pas vdekjes së 22 vjeçares Amini, duke bërë që vajzat dhe gratë të heqin shamitë e detyrueshme në rrugë në shenjë solidariteti.
Sektorë të tjerë të shoqërisë, përfshirë punëtorët e naftës, i janë bashkuar gjithashtu lëvizjes, e cila është përhapur në të paktën 19 qytete, duke u bërë një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga Lëvizja e Gjelbër e vendit në vitin 2009.
Grevat rifilluan të shtunën në qytetet kyçe anembanë rajonit kurd, duke përfshirë Saqqezin, vendlindjen e Aminit dhe Bukanin dhe Sanandajn ku filluan protestat.
Qeveria është përgjigjur me masa brutale, duke arrestuar aktivistë dhe organizatorë të protestës, duke sulmuar emra të famshëm iranianë për shprehjen e mbështetjes së tyre, madje edhe duke konfiskuar pasaportat e tyre dhe duke përdorur municion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, duke shkaktuar vdekje mes protestuesve.
Në një video të shpërndarë gjerësisht të shtunën, anëtarët e Basij-it, një grup vullnetar paraushtarak veshur me rroba civile, shihen duke detyruar një grua të futej në një makinë dhe duke qëlluar plumba në ajër mes një proteste në Gohardasht, në Iranin verior.
Ndërprerjet e përhapura të internetit e kanë bërë gjithashtu të vështirë komunikimin e protestuesve me botën e jashtme, ndërsa autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën 40 gazetarë që nga fillimi i trazirave, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve./ Voa
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën ...
Një nënë që nuk lejohet të marrë fëmijën e saj akuzohet se...
Një mjek nga Kalifornia ndau një video të çuditshme të tij...
Pramila Patten, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Për...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, p...
Kandidati i Kongresit të Nju Jorkut, Mike Itkis dëshiron t...
Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dësh...
Ministri i Informacionit, Kulturës dhe Turizmit i Jeme...
Ditën e djeshme Policia e Kosvës ka arrestuar një burrë, i...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha së fundmi në n...
Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje liderëve në...
Kryeministrja britanike Liz Truss ka njoftuar një ndryshim...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori gjithë...
Për Vladimir Putin e sivjetshmja ishte një ditëlindje e ve...
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kritik...
Departamenti i Drejtësisë i kërkoi të premten një gjykate ...
Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit n...
"Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave", kërko...
Breshëria e raketave të presidentit rus Vladimir Putin kun...
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...