Aksident në Prishtinë/ Një viktimë, 14 të lënduar
Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar në n...

Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministra të mbrojtjes, Li Shangfun dhe paraardhësin e tij, Wei Fenghen.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve ‘Xinhua’, të dy ish-zyrtarët u akuzuan për kryerjen e “shkeljeve serioze të disiplinës”, gjuhë që përdoret nga zyrtarët kinez kur flitet për korrupsionin.
Atikulli në ‘Xinhua’ thotë: “Si një anëtar i rëndësishëm i udhëheqjes së partisë dhe ushtrisë, Li Shangfu tradhtoi misionin e tij... tradhtoi besimin e Komitetit Qendror të Partisë dhe Komisionit Qendror Ushtarak ... dhe shkaktoi dëme të mëdha në kauzën e partisë dhe mbrojtjen kombëtare”.
Artikulli thotë gjithashtu se një hetim i drejtuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste zbuloi se zoti Li kishte “kërkuar përfitime për veten dhe të tjerët” dhe se nuk kishte përmbushur detyrat e tij politike.
Sipas artikullit, zoti Li dyshohet gjithashtu se ka marrë “shuma të mëdha parash” ryshfet, si dhe u ka dhënë ryshfet të tjerëve".
Artikulli në ‘Xinhua’ ishte konfirmimi i parë zyrtar i hetimit të zotit Li duke zbuluar edhe detaje të natyrës së krimeve të dyshuara.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, zoti Li u hoq nga detyra pasi nuk u pa në aktivitete publike për gati dy muaj. Ai u zëvendësua në muajin dhjetor nga admirali Dong Jun.
Paraardhësi i zotit Li, Wei Fenghe, gjithashtu nuk u pa në aktivitete publike për një periudhë të gjatë pasi u zëvendësua gjatë një riorganizimi të kabinetit qeveritar në muajin mars.
Që kur erdhi në pushtet, para më shumë se një dekade, udhëheqësi kinez Xi Jinping ka nisur një fushatë të gjerë kundër korrupsionit. Presidenti Xi është përqëndruar veçanërisht në luftën kundër korrupsionit në ushtri.
Javën e kaluar, ndërsa fliste gjatë një konference që kishte të bënte me ushtrinë, Presidenti Xi theksoi nevojën për të “çrrënjosur kushtet në të cilat lulëzon korrupsioni dhe të zgjerojë thellësinë dhe gjerësinë e luftës kundër korrupsionit", sipas medias shtetërore kineze.
Gjatë kësaj konference, Presidenti Xi gjithashtu theksoi nevojën për të “forcuar mbikëqyrjen e gjithanshme të kuadrove të lartë në ushtrimin e detyrave dhe përdorimin e kompetencave të tyre”.
Reagimet ndaj përpjekjeve të Presidentit Xi kundër korrupsionit kanë qenë të ndryshme. Mbështetësit thonë se përpjekjet kanë të bëjnë me qeverisjen e pastër, ndërsa kritikët thonë se ato mund të shërbejnë si mjet për të eliminuar rivalët politikë./ VOA
Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar në n...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar...
Me 25 vota për, 293 kundër dhe 27 abstenime, ligjvënës...
Gjendja në Bolivi sot është e qetë pas arrestimit të i...
Të enjten zhvillohet debati i parë i zgjedhjeve presid...
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshë...
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastryki...
Në Leposaviç është arrestuar një person, i cili dyshohet p...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha ...
Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për sht...
Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se ës...
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...
Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve...
Ka dështuar takimi i radhës në Bruksel mes kryeministr...
Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për ref...
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Eva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi...
Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje t...
Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë bashkë të mërkurën k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...