Gjykata e Lartë i jep të drejtë administratës së Presidentit Biden në lidhje me median sociale
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se është arritur “progres domethënës” për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të Izraelit në lidhje me dërgesat amerikane të armatimeve për shtetin hebre.
“Pengesat janë eliminuar, janë trajtuar pikat delikate, për të përparuar me një seri çështjesh dhe në veçanti me përforcimin ushtarak dhe furnizimin me municione”, tha zoti Gallant pas takimit me këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Më herët gjatë javës, zoti Gallant u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Shtetet e Bashkuara janë vendi kryesor që furnizon me armë Izraelin, por në javët e fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ankua për ritmin e ngadaltë të dërgesave gjatë disa muajve të fundit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se u gjendën të befasuar nga komentet e zotit Netanyahu.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Sullivan “riafirmoi angazhimin e presidentit Biden për t’u siguruar se Izraeli ka gjithçka që i duhet për t’u mbrojtur ushtarakisht dhe për t’u përballur me kundërshtarët e tij që mbështeten nga Irani”, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.
Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin këtë javë se shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin jugor mund të shndërrohen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, u tha gazetarëve në Gjenevë se përhapja e luftimeve nga Gaza drejt Libanit do të ishte “ndoshta apokaliptike”. Ushtria e Izraelit tha javën e kaluar se ishin “hartuar dhe miratuar” planet për një ofensivë në Liban.
“Jemi të shqetësuar për potencialin për më shumë tragjedi dhe viktima”, tha zoti Griffiths, duke paralajmëruar se një luftë në Liban “do të tërhiqte Sirinë dhe të tjerë”.
“Do të ketë sigurisht ndikim në Gazë; sigurisht që do të ketë ndikim në Bregun Perëndimor”, tha ai. “Është shumë alarmuese”.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kritikoi të mërkurën, siç tha ai, planet e kryeministrit izraelit Netanyahu për ta "përhapur luftën" e Gazës më gjerë në rajon.
“Izraeli tani po i kthehet Libanit dhe ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë i rrahin shpinën Izraelit dhe madje e mbështesin”, u tha zoti Erdogan ligjvënësve.
Zoti Netanyahu ka thënë se “faza intensive” e luftimeve kundër Hamasit në Gazë do të përfundojë së shpejti dhe forcat izraelite do të rivendosen në kufirin verior ku Izraeli dhe grupi militant Hezbollah me qendër në Liban kanë shkëmbyer zjarr prej muajsh. Kryeministri Netanyahu e ka cilësuar këtë ndryshim si të natyrës mbrojtëse.
Zyrtarët amerikanë këtë javë kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke e paralajmëruar Izraelin kundër lëvizjeve që mund të zgjerojnë konfliktin.
Sekretari Austin i tha ministrit Gallant se një konflikt i shtuar midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të shkaktojë një luftë rajonale. Sekretari Austin kërkoi një zgjidhje diplomatike./ VOA
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...
Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve...
Ka dështuar takimi i radhës në Bruksel mes kryeministr...
Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për ref...
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Eva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi...
Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje t...
Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë bashkë të mërkurën k...
Disa pjesë të parlamentit të Kenias u dogjën të martën...
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë të martën një pake...
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën q...
Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut ...
Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim “të fuqishëm” ...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë R...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e ...
Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi në mars ...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, pritet ta pran...
"1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion gjatë mu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...