Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyç në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake.
Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.
Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje.
Tajvani tha se të paktën 71 avionë kinezë kanë fluturuar përreth ishullit të shtunën.
Tajvani po ashtu tha se 45 avionë luftarakë ose kanë kaluar vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit – që jozyrtarisht ndan territorin tajvanez dhe atë kinez – ose kanë fluturuar në pjesën jugperëndimore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit. Operacioni, i quajtur nga Pekini “Shpata e përbashkët” do të vazhdojë deri të hënën. Zyrtarët tajvanezë kanë shprehur zemërimin e tyre me këtë stërvitje ushtarake.
Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Taipei kanë akuzuar Pekinin se po përdor vizitën e presidentes Tsai Ing-Wen në SHBA “si justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, që seriozisht kanë minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.
Në ditën e parë të stërvitjeve, një nga anijet kineze qëlloi teksa po lundronte afër ishullit Pingtag, që paraqet pikën më të afërt të Kinës me Tajvanin.
Këshilli i Çështjeve të Oqeanit të Tajvanit, që drejton Rojet Bregdetare, publikoi video që shfaqnin një nga anijet tajvaneze duke u ndjekur nga një luftanije kineze. Megjithatë, ky këshill nuk tregoi se në cilin vend u incizua kjo video.
Por, në këto pamje mund të dëgjohet një marinar duke i thënë anijes kineze përmes radios: “Seriozisht jeni duke e dëmtuar paqen rajonale, stabilitetin dhe sigurinë. Ju lutem që menjëherë të ktheheni mbrapsht dhe të largoheni. Nëse vazhdoni të veproni kështu ne do të ndërmarrim masa”.
Përderisa dita e parë e stërvitjeve u mbyll në mbrëmjen e së shtunës, zyrtarët e mbrojtjes në Taipei thanë se ato nisën mëngjesin e së dielës me fluturimin e avionëve luftarakë.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit i kanë bërë thirrje Kinës që të “tregojë përmbajtje dhe të mos e ndryshojë 'status quo'-në”.
Një zëdhënës i DASH-it tha se SHBA-ja “po monitoron nga afër veprimet e Pekinit” dhe këmbënguli se SHBA-ja ka “burime të mjaftueshme dhe aftësi në rajon për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për të përmbushur zotimet e sigurisë sonë kombëtare”.
SHBA-ja ka prishur raportet diplomatike me Taipein në favor të Pekinit më 1979, por ka legjislacion të miratuar që e detyron atë t’i japë Tajvanit ato që i duhen për të mbrojtur veten.
Presidenti amerikan, Xho Bajden, disa herë ka thënë se SHBA-ja do të ndërhynte nëse Kina do ta sulmonte ishullin.
Gjatë vizitës në SHBA, presidentja tajvaneze, Tsai, falënderoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, për “mbështetjen e palëkundur” të Amerikës, duke argumentuar se ndihma e Uashingtonit ka siguruar “popullin e Tajvanit se ne nuk jemi të izoluar dhe nuk jemi vetëm”.
Mediat shtetërore kineze thanë se ushtrimet ushtarake, që do të zgjasin deri të hënën, “paralelisht do të organizojnë patrullime dhe përparime përreth ishullit të Tajvanit, duke simuluar një rrethim të plotë dhe duke shfaqur pozicionin e mbrojtjes”.
Në këto stërvitje, sipas mediave kineze, do të përfshihen luftanije, forca ajrore sulmuese dhe bombardues.
Statusi i Tajvanit është i pazgjidhur që nga viti 1949, kur Lufta Civile kineze shkoi në favor të Partisë Komuniste kineze dhe Qeveria paraprake e shtetit u largua drejt ishullit. Që atëherë, Tajvani e ka konsideruan veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën dhe liderët e tij. Kina e sheh atë si provincë të saj të shkëputur, që një ditë do ta vendosë nën kontrollin e Pekinit, qoftë edhe përmes forcës nëse është e nevojshme.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se “bashkimi” me Tajvanin “duhet të bëhet”./ Rel
Mbrëmjen e 2 prillit OPEC+ bëri një njoftim të befasis...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë p...
Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ...
Djali i miliarderit George Soros është bërë "ambasador" de...
Sipas një studimi të ri, njerëzit kanë konsumuar drogë ...
Suedia ka pranuar të ekstradojë një shtetas turk, Omer Alt...
Josep Borrell, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit E...
Serbët e veriut të Kosovës pritet që mos të marrin pjesë n...
Parisi do të ndalojë shumë shpejt dhënien me qira të s...
Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një dro...
Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet...
Një turist italian është vrarë dhe shtatë persona të tj...
Së shpejti shërbimi ushtarak në Letoni do të jetë përsëri ...
Policia e Kosovës ka arrestuar qytetarin serb me inicia...
Militantët palestinezë kryen disa sulme të premten, duke v...
Dokumentet e klasifikuara që kanë të bëjnë me planifikimin...
Moska paralajmëroi të premten se mund të mos i përmbahet m...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk është tërhequr ...
Rusia ka rifituar avantazhin në betejën për qytetin e Ba...
Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...