Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mbrëmje zyrtarisht emërimin historik si kandidate e Partisë Demokrate në ditën e fundit të Kuvendit Kombëtar.
Fjalimi i jep asaj një nga mundësitë e pakta të mbetura deri në zgjedhje për të shpalosur vizionin për vendin para një audience prej miliona amerikanësh dhe për të argumentuar se pse duhet të votojnë për të, duke vënë në shënjestër rivalin e saj republikan Donald Trump.
Pranimi i emërimit nga zonja Harris është pika kulmore e një muaji të pazakontë në politikën amerikane, që kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë.
Sipas një zyrtari të fushatës që foli me kusht që të mos identifikohej, zonja Harris ka tre objektiva për fjalimin e saj. Ajo do të tregojë historinë e ngritjes së saj nga fëmijë e një familjeje e klasës së mesme tek posti i prokurores në mbrojtje të të tjerëve; ajo do të flasë gjithashtu për kontrastin mes vizionit të saj "optimist" dhe atij të zotit Trump që ajo e konsideron "negativ"; si edhe do të përcjellë një ndjenjë patriotizmi.
Nënpresidentja foli shkurtimisht në Kuvend të hënën, kur falënderoi zotin Biden dhe ngriti lart arritjet e tij si president, dhe përsëri të martën, kur një pjesë e një tubimi të saj në Miluoki të Viskonsinit, u transmetua në sallën e Kuvendit.
Personazhe të tjerë që do të flasin të enjten janë Guvernatorja e Miçiganit Gretchen Whitmer, Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Cooper, udhëheqësi i të drejtave civile Al Sharpton dhe Presidenteja e Federatës Amerikane të Arsimtarëve, Randi Weingarten.
Zonja Harris është gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranon emërimin si kandidate për presidente e një partie të madhe.
Ajo flet një ditë pasi guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin si kandidat për nënpresident. Shumë amerikanë nuk e njihnin zotin Walz përpara se zonja Harris ta zgjidhte si kandidat, prandaj fjalimi i tij ishte një mundësi për t'u prezantuar para tyre.
Ai e vuri theksin tek përvoja si trajner futbolli, shërbimin në Gardën Kombëtare dhe vështirësitë e familjes së tij për të pasur fëmijë.
Zoti Walz sjell në garë përvojën jetësore të dikujt nga pjesa qendrore e Amerikës dhe demokratët shpresojnë që ai të bëjë për vete votuesit nga ajo pjesë e vendit, që mund të identifikohen me të./ Voa
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrj...
Vendi po përballet me kërcënime të shtuara nga shumë drejt...
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin e partis...
Shërbimi kufitar i Ukrainës tha të enjten se Kievi nuk ka ...
Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, R...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë...
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan...
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e ...
Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me...
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërku...
Palombarët kanë gjetur katër trupa nga jahti luksoz britan...
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokr...
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurë...
Kërkimet vazhdojnë për 6 persona, të cilët ishin në bordin...
Talebanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportue...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...