Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Gazetari amerikan Evan Gershkovich vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Liam Scott, anëtarët e familjes dhe kolegët folën për përpjekjet që po bëjnë për lirimin e tij.
Motra e gazetarit Evan Gershkovich, Danielle, ende e ka të vështirë ta besojë arrestimin e të vëllait. Ajo thotë se familja mezi pret që gazetari i "Wall Street Journal", të kthehet në shtëpi.
“Thjesht po mundohemi të mësojmë gjithçka mundemi, dhe përpiqemi të qëndrojmë të fortë, përpiqemi ta mbajmë vëmendjen te rasti i Evanit”, thotë Danielle.
Evan Gershkovich po kryente rolin e tij si gazetar më 29 mars kur Rusia e burgosi me akuza për spiunazh.
Vetë zoti Gershkovich, gazeta "The Wall Street Journal", si dhe autoritetet amerikane i mohojnë akuzat dhe thonë se ai po mbahet në mënyrë të paligjshme.
Këshilltari juridik i gazetës, Jason Conti, thotë se Rusia ka mohuar kërkesat për lirimin me kusht dhe për vizita të mëtejshme konsullore. Dhe çdo ditë që Evani vazhdon të qëndrojë pas hekurave e shton dhimbjen.
Në përgjigje të një kërkese për koment të "Zërit të Amerikës", ambasada ruse në Uashington iu referua një deklarate të zëdhënësit të presidentit rus Dmitry Peskov, i cili ka përmendur mundësinë e një shkëmbimi të burgosurish.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se procesi është “duke u zhvilluar”.
Ndërsa zoti Gershkovich është burgosur tashmë për mbi 100 ditë, familja dhe kolegët po përpiqen të qëndrojnë të fortë.
“Nuk mendoj se kishte diçka të veçantë Evani apo gazeta 'Wall Street Journal'. Ai ishte një amerikan që përpiqej atje të pasqyronte këndvështrimin e Rusisë, dhe në vend të tij mund të kishte qenë dikush tjetër. Dhe mendoj se është dekurajuese kur shikon gazetarinë të trajtohet si krim”, tha Paul Beckett, drejtuesi i redaksisë në Uashington të gazetës “The Wall Street Journal”.
Rusia ka një historik të mosrespektimit të lirisë së shtypit, por nuk është vendi i vetëm që burgos gazetarët perëndimore.
Bashkëpunëtori i gazetës “The Washington Post”, Jason Rezaian, që u mbajt për 544 ditë në burgun e Teheranit, dha këshillat e tij për rastin e Evanit.
“Do të përfundojë dikur edhe ky makth, por është e vështirë të dihet se kur, dhe mendoj se pasiguria e situatës së Evanit është aspekti më i vështirë”, tha zoti Rezaian.
Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë gazetarë rrezikohen të arrestohen si zoti Gershkovich, në vende si Kina, Rusia dhe Irani, thotë zoti Rezaian.
“Shqetësimi im më i madh është se këto probleme po bëhen gjithnjë e më të rënda. Gjithnjë e më shumë amerikanë, gjithnjë e më shumë gazetarë po përballen me këto probleme në mbarë botën”, tha ai.
Dhe ndërsa bëhet gjithnjë e më vështirë për gazetarët që të raportojnë nga brenda Rusisë, audienca po lihet gjithnjë e më shumë në terr informativ./ REL
Kombet e Bashkuara thanë se 289 fëmijë kanë vdekur gjatë p...
Numri i turistëve çekë që vizitojnë Poloninë gjatë verës ë...
Ditën e djeshme Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se k...
Grupi mercenar Wagner nuk është më "pjesëmarrës në ndonjë ...
Pandemia COVID-19, kriza e kostos së jetesës dhe lufta në ...
Strategjia e Kinës është një përpjekje për të reduktuar va...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 13 korrik se f...
Përplasjet e opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendi...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 ...
Trupat e të paktën 87 personave që dyshohet se janë vrarë ...
Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis ...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar në lidhje përles...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lid...
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me skenë...
Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës u shoqërua me tension...
Një situatë e paprecedentë është regjistruar pak minuta më...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Parlame...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ...
Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan garanci afa...
Parlamenti i Bashkimit Evropian ka miratuar një rezolutë t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...