Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...

Nuk ndodh shpesh që një procedurë ligjore e Gjykatës Ndërkombëtare, gjykatë e Kombeve të Bashkuara të ndodhet kaq shumë në qendër të vëmendjes mediale. Por në Hagë këtë javë u ngritën akuza të rënda. Afrika Jugore akuzon Izraelin, se ka shkelur konventën e OKB-së për gjenocidin. Në dhjetor ky vend dorëzoi aktakuzën në Gjykatën Ndërkombëtare. Akuza: Izraeli kryen aksione në Rripin e Gazës dhe ndaj palestinezëve që "në karakterin e tyre janë gjenocidale". Edhe para gjykatës ky proces grumbulloi qindra demonstrues si ata që mbrojnë palën palestineze, edhe ata që mbështesin Izraelin.
Afrika Jugore akuzon Izraelin për shkelje të konventës së gjenocidit
Në sallën e gjyqit të mbushur plot në Pallatin e Paqes ka më shumë qetësi. Afrika Jugore akuzon Izraelin, për veprime që përfshihen në konceptin e gjenocidit, tha përfaqësuesja Adila Hassim. "Këto veprime tregojnë një model sistematik, nga i cili mund të dalë si rrjedhojë gjenocidi". Hassim renditi bombardimet nga toka, deti dhe ajri si edhe rrezikun që palestinezët të vuajnë nga uria, etja apo të vdesin nga ndonjë sëmundje. Të gjitha këto janë pasojë e sjelljes së Izraelit, "një sjellje që e bën të pamundur të arrish atë që është e nevojshmë për jetesë".
Bazë e procedurës ligjore është konventa e gjenocidit nga viti 1948. Nënshkruesit e saj, ku renditen edhe Izraeli dhe Afrika Jugore, marrin përsipër detyrimin të mos kryejnë gjenocid dhe ta ndëshkojnë atë. Gjenocid sipas konventës ndërkombëtare quhen "veprime që bëhen me qëllimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar."
Për të paraqitur se ka një qëllim, Afrika Jugore mbështetet ndër të tjera edhe te deklaratat publike të funksionarëve izraelitë, si thirrja e disa politikanëve të ekstremit të djathtë, që "Rripi e Gazës të shuhet", apo një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Yoev Gallant", se Izraeli në Gaza lufton "kundër njerëzve kafshë". Këtu përfaqësuesja e Afrikës Jugore shikon deklarata të "dehumanizimit sistematik të palestinezëve".
Izraeli bën fjalë për "shtrembërime të rënda"
Izraeli është mbrojtur me forcë kundër akuzave për gjenocid të Afrikës Jugore dhe kërkon që padia të hiqet. Ka shumë shtrembërime në akuzat e afrikanojugorëve, tha përfaqësuesi i Izraelit, Tal Becker, të premten. Por shtrembërimi më i madh, është që këto parashtrime nuk merren me atë se ka një konflikt të armatosur dhe se Hamasi përbën rrezik për Izraelin. Hamasi, organizata militant-islamiste e palestinezëve kategorizohet nga BE, SHBA, Gjermania e vende të tjera si organizatë terrosriste. "Izraeli ndodhet në një luftë mbrojtëse kundër Hamasit, jo kundër palestinezëve", tha Becker. Nuk ka një akuzë më të gabuar dhe më të keqe, se të akuzosh Izraelin për gjenocid.
Në masakrën e Izraelit më 7 tetor, sipas të dhënave izraelite u vranë më shumë se 1.110 veta dhe u morën peng më shumë se 250 veta. Pas kësaj Izraeli i shpalli Hamasit luftë dhe bombardon masivisht që atëherë Rripin e Gazës. Në këto luftime, janë vrarë më shumë se 23.000 veta e janë plagosur rreth 59.000 veta, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, të dhëna që nuk mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur.
Edhe jashtë sallës së gjyqit akuzat kundër Izraelit hidhen poshtë. Presidenti izraelit, Itzhak Herzog, deklaroi në një takim me ministrin e Jashtëm amerikan, Antony Blinken, se "nuk ka gjë më të neveritshme dhe absurde se ky pretendim. E vërteta është që armiqtë tanë, Hamasi, kërkojnë në manifestin e tyre shkatërrimin dhe shuarjen e shtetit të Izraelit, të vetmit shtet kombëtar të popullit hebre." "Konventa për gjenocidin u vendos nga bashkësia ndërkombëtare pas akteve më mizore të njerëzimit, Shoah-s, Holokaustit, që u drejtua posaçërisht kundër hebrenjve për të eliminuar popullin hebre." Në kujtesë të Shoah-s, Tal Becker apeloi ndaj gjykatës të justufikonte rolin e vet si mbrojtës i premtimit që del nga konventa kundër gjenocidit, premtim i dhënë me zë të lartë për një "kurrë më".
Vendimi i parë brenda pak javësh?
Në seancën dëgjimore këtë javë nuk bëhej fjalë për të vendosur, nëse është shkelur vërtet konventa për gjenocidin, por për masa mbrojtëse të përkohshme. Një sërë masash të tilla Afrika Jugore ndërkohë i ka paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare. Ndër të tjera ky vend kërkon që Izraeli të ndalë të gjitha veprimet ushtarake në Rripin e Gazës, por edhe të mos bllokojë ndihmën humanitare për Rripin e Gazës. Izraeli e refuzon një vendim për ndalimin e operacioneve ushtarake, sepse kjo nuk është e detyrueshme për Hamasin, dhe çon aty që milicia terroriste të vazhdojë sulmet e saj. Izraeli i ka kërkuar gjykatës të refuzojë vendosjen e masave të përkohshme dhe të trajtojë rastin në tërësinë e tij.
Qeveria gjermane deklaroi të premten se për shkak të "historisë gjermane dhe krimeve më të rënda të njerëzimit të Shoah-s" ndjehet veçanërisht e lidhur me konvetën për gjenocidin. Por është kundër instrumentalizimit politik të saj dhe se e hedh poshtë qartësisht akuzën drejtuar kundër Izraelit, deklaroi qeveria gjermane. Në seancën kryesore, Gjermania do të marrë pjesë si palë e tretë.
Pa seancave dëgjimore, gjykata bëri të ditur, se do të marrë një vendim mbi masat e përkohshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ky pritet në javët e ardhshme. Deri në një vendim për akuzën kryesore, çështjen e shkeljes së konventës për gjenocidin nga Izraeli, mund të duhen vite./DW
Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur ...
Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësi...
Presidenti Joe Biden ka propozuar sërish emrin e David Kos...
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërke...
Gjermania është vendi i fundit evropian i goditur nga ...
Sulmet me dronë dhe raketa mbi anijet e ngarkesave në Deti...
Forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë kryer sul...
Deputetja britanike Alicia Kearns në një deklaratë për...
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evrop...
Kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal, 34 vjeç, i njoh...
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evro...
Një 26-vjeçare britanike ka humbur jetën pas një operacion...
Një punonjës në një klinikë për trajtimin e infertilit...
Qytetarët e Kosovës tani e tutje do të mund ta vizitoj...
Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola S...
Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë,...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha të mër...
WINDHAM, Nju Hempshër – Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chr...
Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të mërkurë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...