EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia Republikane, Mike Pence, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë dëshmitar i prokurorisë, nëse ish-shefi i vet Donald Trump përfundon në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një konspiracioni kriminal për ta shfuqizuar disfatën e tij në zgjedhjet presidenciale më 2020.
I pyetur nga CBS nëse ai do të bëhej dëshmitar kundër Trumpit, nëse rasti shkon në gjykim, Pence tha se nuk ka “plane” për të dëshmuar, por nuk e hodhi poshtë mundësinë për ta bërë këtë.
“Por, njerëzit mund të kenë besim se ne do t’i bindemi ligjit, ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse vjen ajo, dhe ne thjesht do ta themi të vërtetën”, tha Pence, i cili po garon kundër Trumpit në garën për kandidatin e republikanëve për president.
Pence u bë figurë qendrore në aktakuzën e fundit kriminale që u ngrit ndaj Trumpit më 1 gusht nga Departamenti i Drejtësisë, e cila e ngarkon ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) me akuza se ka tentuar të mbetet në pushtet jashtëligjshëm, pasi i humbi zgjedhjet presidenciale kundër demokratit Joe Biden më 2020.
Trumpi u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat më 3 gusht.
Para dhe gjatë certifikimit të fitores së Bidenit në Kongres më 6 janar 2021, Pence i mbikëqyri procedurat në rolin e tij ceremonial si president i Senatit të SHBA-së. Ai u përball me trysni të madhe nga Trumpi për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk pranoi.
Disa nga përkrahësit e Trumpit, të cilët shkaktuan trazira në Kapitolin e SHBA-së, brohoritën “vareni Mike Pencen!”
Ajo trysni e vazhdueshme dhe “shënimet e njëkohshme” që Pence i kishte marrë gjatë procedurave dhe trazirave të 6 janarit 2021, citohen shpesh në aktakuzën e javës së kaluar kundër Trumpit.
Në një pikë, aktakuza i referohet një telefonate të 1 janarit 2021, gjatë të cilës Trumpi e qortoi Pencen pse nuk kishte marrë pjesë në planin për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Ju jeni shumë i sinqertë”, i kishte thënë Trumpi Pences.
Dëshmia e mundshme e Pences dhe shënimet e tij mund të bëhen pjesë kyçe për rastin e prokurorisë kundër Trumpit.
Për herë të parë në fushatën fillestare, Trumpi e sulmoi Pencen të shtunën. Ai e mohoi se e kishte vlerësuar atë si “tejet të sinqertë”, por e quajti atë tani “Mike Pence i vogël”.
Fushata presidenciale e Pence ka dështuar të marrë hov deri tani, dhe ai madje rrezikon të mos ia dalë të jetë as në debatin e parë republikan presidencial në fund të këtij muaji, për shkak të mungesës së donatorëve.
Derisa ai ka mbetur shumë mbrapa, Trumpi është duke i prirë bindshëm garës së republikanëve, pasi ka shijuar rritje në sondazhe sa herë që është ngritur aktakuzë ndaj tij./REL
Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën...
Elon Musk ka deklaruar se ndeshja e tij në një kafaz me Ma...
Paqëndrueshmëria e motit duke kaluar deri në ektreme është...
Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë ...
Një herë në javë, Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tje...
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje...
Rusia ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të g...
Në Gjermani shpejtësia ka vlera të mëdha. Gjermanët nu...
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se S...
Shumë njerëz shkojnë në plazh për t'u çlodhur dhe argëtuar...
Më shumë se një milion njerëz janë detyruar të largohen ng...
Reshjet e furishme në shumë zona kanë krijuar gjendje dram...
Një stuhi me breshër e ka goditur Beogradin pasditen e 5 g...
Ushtria e re e Nigerit, junta, i ka kërkuar ndihmë grupit ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të ...
Një cisternë ruse është goditur në një sulm ukrainas në De...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me...
Një sulm me dron detar dëmtoi një cisternë ruse pranë urës...
Deily Mail i ka kushtuar një artikull atyre që ajo i konsi...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të inj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...