52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Kampionati Europian 2024 që po zhvillohet në 14 qytete gjermane nga 14 qershori i entuziazmon si tifozët gjermanë dhe ata të huaj, po problemet me infrastrukturën, sidomos ato të Hekurudhës Gjermane, Deutsche Bahne zbehin magjinë e kampionatit. Pamjet me dyndje tifozësh në stacionet e trenit dhe skena klaustrofobie në trena janë bërë virale. Tre milionë tifozë kanë lëvizur me trenat e distancave të gjata që nga fillimi i Kampionatit, sipas Deutsche Bahn. 150.000 punonjës janë të angazhuar, 14 trena shtesa çdo ditë, por kjo nuk ka ndihmuar dhe bota po sheh me habi gjendjen e infrastrukturës gjermane. Drejtuesi i Shoqatës së Pasagjerëve, Pro Bahn. Detlef Neuss e shikon këtë si një konfirmim të gjendjes problematike të hekurudhës gjermane. Kur e gjithë bota tallet me "sistemin tonë hekurudhor, kjo është një thirrje zgjimi për politikën", u shpreh Neuss për gazetën "Rhenische Post".
Ishte gazeta e njohur amerikane "New York Times" që i dha goditje të fortë mitit gjerman të efikasitetit pas përvojave në Kampionatin Europian. Një reporter i gazetës së njohur shkroi pas ditëve të para të Kampionatit Evropian një paralajmërim për lexuesit: "Euro 2024 dhe efikasiteti gjerman - Harroni gjithçka që mendonit se dinit". Kurse gazeta britanike "Daily Mail” bëri fjalë për "skena të tmerrshme”, ku mijëra tifozëve u duhej të prisnin me orë të tëra herët në mëngjes në Gelsenkirchen për tramvajet që i çonin nga stadiumi i Schalkes në hotele pas ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë. Kurse "Guardian" shkroi se "futbolli nuk kujdeset që trenat të jenë të përpiktë, as nuk riparon sektorin publik të shkatërruar."
Lëvizja me trena e autobusë urbanë për disa ndeshje të Kampionatit Europian është e lidhur me vështirësi për tifozët. Sidomos pas ndeshjeve shumë tifozë janë të habitur, se sa pak mjete transporti kanë qenë vënë në dispozicion për lëvizjen e tifozëve.

Kjo ka sjellë ankesa të grupeve të tifozëve si grupi skocez, Atac. Vërtet jemi pritur miqësisht, shkruajtën tifozët në faqen e tyre të Facebookut, por kemi pasur "përvoja të këqija" me trafikun urban. Trenat në Mynih dhe Këln ishin "shumë jo të përpiktë dhe ka qenë shumë nxehtë". Po ashtu tifozët janë ankuar për trena tejet të mbushur me pasagjerë.
Problemet e Deutsche Bahn nuk janë të reja, por gjatë Euro 2024 ato iu bënë të ditura edhe botës. Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn ka reaguar pas problemeve në trafikun hekurudhor gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 në Gjermani. "Ne e kuptojmë pakënaqësinë dhe kritikën e tifozëve," tha për "Bild" anëtari i bordit të Deutsche Bahn dhe shefi i transportit për distanca të gjata, Michael Peterson. "Hekurudha aktualisht nuk ofron cilësinë që meritojnë të gjithë. Në të njëjtën kohë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t'i çuar me siguri udhëtarët në destinacionet e tyre," tha Peterson.

Drejtori i turneut të Kampionatit Evropian Philipp Lahm, i merr seriozisht kritikat për infrastrukturën në Kampionatin Evropian të Futbollit. "Unë mendoj se ne në tërësi si Gjermani kemi neglizhuar të bëjmë pak punë në infrastrukturë gjatë dekadave të fundit," tha Lahm në Leipzig. Në të njëjtën kohë, ai premtoi përmirësim për fansat e shumtë: "Ne jemi në kontakt me Deutsche Bahn, ata do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të siguruar që njerëzit të shkojnë nga A në B në kohë. Por ky nuk është një problem që shfaqet tani, gjatë turneut. "Duhet të kishim punuar shumë kohë përpara”, ka pranuar 40-vjeçari Lahm kritikat./ DW
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rritja ...
Koreja e Veriut ka dënuar stërvitjet e përbashkëta ush...
Performanca e dobët e debatit të Joe Biden përballë ka...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thir...
Forcat ruse kanë shkatërruar mbi 30 dronë të Ukrainës ...
Franca mban këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parla...
Ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë po usht...
Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij për të vizit...
Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump mbajti...
Zona të ndryshme në Greqi prej ditësh janë vënë nën pu...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, th...
Krahësuar me një vitë më parë blerja e armëve të zjarr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ...
Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezi...
Terminali i parë gjerman tokësor i gazit natyror të lë...
Presidenti Joe Biden u përpoq fuqishëm të premten për ...
Performanca katastrofike e Joe Biden në debatin e parë...
Aleatët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha q...
Të enjten në mbrëmje, Presidenti Joe Biden dhe ish Pre...
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdori...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...