Biden: Nuk do të përkulemi para Putin-it
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi ku...

Në fund të shekullit XVIII gratë në Evropë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan të merrnin pjesë në aksione revolucionare, sidomos në Francë ku pas revolucionit të 1789-ës, u përgatit mjedisi për të drejtat e njeriut, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe të drejtat e barabarta. Në Gjermani kaloi një gjysmë shekulli derisa një numër i konsiderueshëm grash u politizuan dhe filluan të artikulonin kërkesat e tyre.
Udhërrëfyesja
Në vitin 1843 në publik u shfaq një grua me emrin Louise Otto-Peters, e cila e thoshte hapur mendimin e saj. Doktrina e saj ishte që pjesëmarrja e grave në interes të shtetit "është jo vetëm e drejtë, por është edhe detyrë”.

24-vjeçarja Luise Otto-Peters kishte mbetur jetime në moshën 16-vjeçare, dhe si adoleshente u mor vetë me punët e saj. Mbas vdekjes së prindërve ajo kishte trashëguar një pasuri të madhe. Ajo realizoi ëndrrën e saj për t‘u bërë shkrimtare dhe shkruajti poezi, ese, romane social-kritike dhe artikuj gazetareskë. Këto të fundit ajo i publikoi me pseudonimin Otto Stern. Ajo i ra në sy qeverisë, e cila u mundua t'i mbyllte gojën. Por Louise nuk u nënshtrua dhe themeloi në vitin 1865 "Shoqatën e Lajpcigut për arsimimin e grave”.
Në të njëjtin vit në Lajpcig u zhvillua një konferencë e madhe grash. Gazetat shkruan me përçmim për "Betejën e grave të Lajpcigut”, por 120 pjesëmarrëset nuk i kushtuan rëndësi këtij fakti. Ato themeluan Shoqatën e përgjithshme të grave gjermane (ADF), kryetare e të cilës qëndroi për 30 vjet rresht, Louise Otto-Peters. Një nismë fillestare që u shoqërua me krijimin e shoqatave të grave në të gjithë Gjermaninë.
Arsim shkollor për vajzat
Synimi kryesor dhe më i rëndësishëm ishte shkollimi i grave dhe vajzave. Ndërkohë që shkollimi përkatës i djemve ishte gjë krejt normale, vajzat nga shtresa punëtore duhet të fillonin punën në moshë të re për të fituar para, kurse vajzat nga familjet borgjeze duhet të përgatiteshin për jetën bashkëshortore. Vajzat që dinin të shkruanin dhe të lexonin ishin me fat. Mësuesja Helene Lange e mori në dorë këtë problem dhe i drejtoi një lutje ministrisë prusiane të shkollave. Ajo kërkonte përmirësimin e shkollimit të vajzave, rritjen e ndikimit të mësueseve në edukimin e nxënëseve, përmirësimin e arsimimit të mësueseve. Por luftëtareve të të drejtave të grave iu desh të prisnin gjatë. Në fund në vitet 1899 dhe 1900 u arrit të lejohej pjesëmarrja e grave në universitetet gjermane. Dhe më 1908 sistemi i shkollimit të vajzave u vu nën përgjegjësinë e shtetit.

Rritet vetëdija politike
E reja Clara Eißner shkonte në një seminar për mësueset në Lajpcig kur mësoi për themelimin e Shoqatës së përgjithshme të grave gjermane dhe filloi të angazhohej në shoqatë. Në atë kohë vlerësohej si skandaloze fakti që ajo jetonte me rusin Ossip Zetkin, pa qenë e martuar me të, mori mbiemrin e tij dhe lindi me të dy djem. Duke qenë edukatore ajo hyri në Partinë socialiste të punës, partinë që më vonë u kthye në Partinë Socialdemokrate dhe filloi të luftonte për të drejtat e barabarta të grave si në profesion, ashtu edhe në shoqëri. Ajo themeloi revistën e gruas "Barazia". Clara Eißner - Zetkin është përfaqësuese e lëvizjes proletare të grave, dhe ndryshe nga lëvizja borgjeze e grave, në këtë lëvizje kishim të bënim kryesisht me të drejtat e grave punëtore.
Me nismën e marrë më 1910 për një ditë ndërkombëtare të grave, ajo inicioi një ditë për luftën e barazisë së grave, demokracinë, paqen dhe socializmin. Kjo ditë filloi të festohet për herë të parë në vitin 1911. Nën moton "Jepuni grave të drejtën e votës!"
E drejta për të marrë pjesë në politikë

Bashkëluftëtare që kërkonin të drejtën e votës për gratë në Gjermani ishin edhe Anita Augspurg dhe partnerja me të cilën bashkëjetonte, Lida Gustava Heymann. Ato kishin themeluar në vitin 1902 shoqatën gjermane "Për të drejtën e grave për të votuar”. Augspurg dhe Heymann ishin më pak paqedashëse sesa "motrat” e tjera gjermane. Ato kërkonin t'i fitonin të drejtat e tyre duke përdorur të njëjtat mjete brutale që përdornin Suffragetten në Angli, që i shoqëruam kërkesat e tyre duke ushtruar presion me grevë urie, vandalizëm dhe demostrata të mëdha.
Augspurg studionte juridik në Zvicër, gjë që ishte e paimagjinueshme në Gjermaninë e shekullit XIX. Ajo mori doktoraturën dhe kishte kështu njohuritë e duhura juridike për të luftuar për reforma në parlamentin gjerman.
Lufta dha fryte

Ndërkohë filluan bashkëpunimet me shoqata në vendet e tjera evropiane, lëvizja e suffragetteve në Angli ishte forcuar aq shumë, saqë askush nuk mund ta anashkalonte. Ndërkohë që gratë në Holandë dhe Skandinavi kishin vite që lejoheshin të votonin, gratë në Gjermani, Austri, Poloni dhe Angli pritën deri në vitin 1918 për të marrë të drejtën e votës, në vende të tjera pritën edhe më shumë.
Më 30 nëntor 1918, gati tri javë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, qeveria e re gjermane e "Rajhut”, njoftoi: "Të gjitha zgjedhjet për institucionet publike duhen zhvilluar sipas së drejtës së përgjithshme, të barabartë, të fshehtë, dhe direkte të votës, në bazë të sistemit proporcional të votimit të të gjithë personave mashkullorë dhe femërorë të moshës mbi 20 vjeç.”
Ky ligj i ri u zbatua për herë të parë pak më vonë, në janar 1919./DW
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi ku...
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të e...
Suedia është anëtarësuar në NATO, dy vjet pasi pushtimi ru...
Në Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të ...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten në lexim të parë...
Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara orga...
Në 6 mars 1944, gjermano-amerikani Willy Hitler u bë p...
Kina e ka përshkruar luftën në Gazë si “turp për civilizim...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka sulmuar opozitën në ...
Në Kosovë mbizotëronte tregtimi i mallrave serbe, duke zën...
Për herë të parë qyteti i Frankfurtit do të dekorojë me nd...
Një sulm nga militantët Houthi të Jemenit ka dëmtuar një a...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u pajtuan të mër...
Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushat...
Nikki Haley po pezullon fushatën e saj presidenciale, duke...
Autokolona e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e c...
Një shpërthim ka ndodhur pranë autokolonës që po transport...
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues p...
E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...