Yulia Navalnaya, thirrje për protestë kundër Putin-it
E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë ...

Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia.
Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.
Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës e gëzojnë regjimin pa viza që nga 1 janari i këtij viti.
Por, nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.
Me vendimin për anulimin e vizave për Kosovën, qytetarët që kanë vetëm pasaporta serbe, mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza me vendet evropiane.
Në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi fillimin e procedurave për përfshirjen edhe të qytetarëve të Kosovës me pasaporta nga Serbia në liberalizimin e vizave.
Qeveria e Kosovës u shpreh kundër, duke thënë se është e shqetësuar për një propozim të tillë pa konsultime apo njoftime paraprake.
Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe të Autoritetit Koordinues, sepse konsideron se ato lëshohen nga një institucion ilegal.
“Njohja e këtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, dëmton përpjekjet tona afatgjata [për integrimin e serbëve]”, shkroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në "Facebook", më 21 nëntor.
Ai, gjithashtu, tha se pjesëtarët e komunitetit serb me pasaporta të Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën e shteteve evropiane, të njohur si Schengen.
Vendimin për heqjen ose jo të vizave e marrin Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.
Parlamenti Evropian përfundon punën në prill, pasi institucioni hyn në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor.
Mbetet e paqartë nëse do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i respektuar të gjitha procedurat që vendimi për këtë të merret gjatë mandatit aktual të Parlamentit Evropian./ REL
E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kurrë nuk ka kërk...
Kush vjen i vetëm në Lappland, duhet të marrë me vete rrob...
Shefi i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë së Moldavi...
Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë...
Në disa vende evropiane fermerët protestuan kohët e fundit...
16 shtete në SHBA zhvilluan të martën zgjedhjet paraprake....
Pas ekzekutimit të tre vrasësve të dënuar së fundmi në inc...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të r...
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të m...
Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosov...
Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë ...
Azerbajxhani, vendi mikpritës i Konferencës së Ndryshimeve...
Sot është dita më e madhe e zgjedhjeve në SHBA, kur njerëz...
I dërguari i posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslla...
Sidomos në Britaninë e Madhe është shumë e ashpër krit...
Jeff Bezos ka rifituar titullin e personit më të pasur...
Maria Branjas Morera, personi më i vjetër në botë, fes...
Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...