web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Policia: Është rritur numri i kërcënimeve në rrjetet sociale

16 Maj 2024, 18:36, Kosova & Bota CNA

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Policia: Është rritur numri i

Pas atentait ndaj kryeministrit të Republikës Sllovake, Robert Fico përqindja e kërcënimeve në hapësirën virtuale është rritur. Këtë e deklaroi shefi i policisë Lubomir Solak. Si përgjigje, partia në pushtet SNS propozon të ndalojë me ligj diskutimet në internet. Të paktën ata anonimë.

“Ne po mundohemi të identifikojmë drejtpërdrejt personat që paraqesin mendime që mbështesin këtë akt”, theksoi ai, duke shtuar se ka dhjetëra raste.

Policia regjistron edhe kërcënime ndaj anëtarëve të qeverisë dhe liderëve të tjerë politikë.

Oficerët e policisë mbikëqyrin sigurinë e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake praktikisht në të gjithë territorin e Sllovakisë. Monitorimi është shtuar edhe në afërsi të televizioneve dhe gazetave.

Drejtuesit e Presidiumit të Forcës Policore nuk dhanë informacion më të detajuar për atentatin e së mërkurës, duke iu referuar embargos së informacionit të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Sllovakisë./ CNA





Lajmet e fundit nga