Varhelyi: Nëse jeni gati, mund të bëheni pjesë e tregut të përbashkët evropian
Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...

Qeveria e Kosovës tha se është duke përgatitur një projekt-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një përpjekje të orëve të fundit për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, proces i kushtëzuar në hedhjen e hapave drejt themelimit të këtij mekanizmi.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shkroi në rrjetet sociale se i ka nisur një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila “përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”.
Në letër thuhet, mes tjerash, se projekt-statuti i frymëzuar në bazë të një propozimi të hartuar nga Fondacioni gjerman "Friedrich-Ebert" në janar të vitit 2023, do t'i dërgohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të muajit maj.
Ministrja Gërvalla shkroi se “pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t'iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”.
Në muajin prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. Por, përfshirja e saj në rendin e ditës së takimit të Këshillit të Ministrave që mbahet sot dhe nesër u pamundësua, meqë Kosova refuzoi të hedhë hapa drejt themelimit të Asociacionit.
Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e "QUINT"-it, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e kanë parë çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.
Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan Kosovës dhe Serbisë një projekt-statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë "po" në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha javën e kaluar se qeveria e tij nuk e pranon kushtëzimin me themelimin e Asociacionit, duke e cilësuar “absurd” një kushtëzim të tillë./VOA
Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Sa...
Liderët arabë takohen në Bahrejn më 16 maj për samitin, që...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, u sulmua me armë pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ë...
Sipas të dhënave të mediave lokale, autori që qëlloi kryem...
Detajet të reja po zbardhen nga atentati i kryeministrit t...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka reaguar ...
Mesditën e së mërkurës është plagosur me armë zjarri g...
Kryeministri sllovak Robert Fico është në gjendje të r...
Mesditën e së mërkurës është plagosur me armë zjarri g...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sllovaki...
Mesditën e së mërkurës, kryeministri sllovak, Robert F...
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, ka reaguar pas ...
Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë, të mërkurën ës...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomac...
Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për d...
Kryenegcoiatorët e Kosovës dhe Serbisë po takohen të mërku...
Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar uk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...