FBI: Autori i sulmit terrorist në Nju Orlins veproi i vetëm
FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju ...

Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i ditës së parë të vitit të ri në Nju Orlins tregojnë për një skenar të cilit institucionet e rendit dhe ligjit dhe zyrtarët e sigurisë i druheshin prej kohësh – një komploti që së paku ishte frymëzuar nga grupi terrorist ‘Shteti Islamik’.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, të mërkurën konfirmoi njoftimet se i dyshuari kishte vendosur flamurin e ISIS-it në kamionin me të cilën goditi turmën në Nju Orlins në orët e hershme të së mërkurës para se të vritej në një shkëmbim zjarri me policinë.
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se FBI-ja zbuloi se i dyshuari mori veprime të tjera “pak orë para sulmit” për ta shprehur publikisht besnikërinë e tij.
I dyshuari Shamsud-Din Jabbar, një shtetas 42 vjeçar amerikan dhe ish-rezervist i Ushtrisë amerikane, “postoi video-regjistrime në rrjetet sociale duke treguar se është frymëzuar nga ISIS-i”, tha Presidenti Biden.
Pavarësisht se çfarë pasqyre do të dalë në fund të hetimeve, detajet e sulmit të Nju Orlins përputhen me taktikat e ISIS-it.
“Ajo që pamë përputhet me modelin që e kemi parë prej kohësh nga Shteti Islamik”, thotë analisti Aaron Zelin nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt, me ekspertizë për lëvizjet xhihadiste. “Ka vite që ata bëjnë thirrje për goditjen e turmave me makina”.
“Çdo ditë ata u bëjnë thirrje përkrahësve, të rekrutuarve të mundshëm, të gjithëve, që të ndërmarrin një veprim në emrin e tyre”, i tha analisti Zelin "Zërit të Amerikës".
Njëri nga sulmet e para të lidhura me ISIS-in ku u përdor makina si armë ndodhi në Nice të Francës, në vitin 2016. Një shtetas 31 vjeçar francez, me origjinë nga Tunizia, i divorcuar dhe që vuante nga depresioni goditi turmën që po festonte Ditën e Bastijës, duke shkaktuar vdekjen e 80 personave.
Disa muaj më vonë, një 24 vjeçar nga Tunizi goditi turmën me kamion në një treg Krishtlindjeje në Berlin, duke shkaktuar 13 viktima. Ai gjithashtu kishte postuar një video-regjistrim përmes të cilit shprehu besnikërinë ndaj ISIS-it para se të kryente sulmin.
Në nëntor të vitit 2017 ISIS-i gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm me makinë në Nju Jork që shkaktoi vdekjen e të paktën tetë personave. Autoritetet thanë se autori i sulmit zbatoi “me përpikëri” udhëzimet e ISIS-it për sulme me makina.
Edhe pse grupi terrorist ISIS u tkurr për shkak të trysnisë së masave kundër terrorizmit në vendet si Siria dhe Afganistani, udhëheqësit e saj nuk i braktisën kurrë përpjekjet për të frymëzuar sulme të tjera nëpër botë.
“Në Afganistan… dega e ISIS-it, ISIS-Khorasan, vazhdon të ketë si synim kryerjen e operacioneve jashtë vendit dhe vazhdon të publikojë materiale publicitare në gjuhën angleze me qëllim që t’u bëjë jehonë globale kërkesave të saj lokale tek audiencat perëndimore”, kishte shkruar Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Alejandro Mayorkas në dëshminë e tij para Kongresit në tetor të vitit 2023.
Edhe në vlerësimin më të ri të kërcënimit, të publikuar në shtator, Departamenti për Sigurinë Kombëtare paralajmëroi se ISIS-i, krahas grupeve të tjera siç është al-Qaida, “vazhdojnë të kenë për synim qëllimin që të ndërmarrin apo të frymëzojnë sulme në atdhe”, duke ngritur nivelin e kërcënimin në “nivel të lartë”.
Vlerësimi i shtatorit po ashtu paralajmëroi se grupet mediatike në internet të ISIS-it po përpiqen të shfrytëzojnë konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme “për të frymëzuar më shumë veprime të dhunshme”.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray vazhdimisht paralajmëroi se rastet e terrorizmit të brendshëm, që hetohet nga Byroja, vazhdojnë të jenë të larta, me rreth 1 mijë hetime që lidhen me ISIS-in çdo vit, në 50 shtete amerikane.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Seamus Hughes, hulumtues i lartë pranë Qendrës Kombëtare për inovacion, teknologji dhe edukimin në fushën e kundër-terrorizmit, NCITE, mbi 250 individë akuzohen për aktivitete që lidhen me ISIS-in që nga viti 2014.
Shumica e rasteve, sipas ekspertit Hughes, përfunduan me pranimin e fajësisë nga të pandehurit apo shpalljen e tyre fajtorë; prokurorët e Departamentit të Drejtësisë e kanë humbur vetëm një rast në proces gjyqësor.
Ndërkohë, FBI-ja ka arritur që të frenojë disa komplote terroriste të frymëzuara apo të lidhura me ISIS-in.
Për shembull, në muajin tetor, agjentët arrestuan një shtetas 27 vjeçar afgan në Oklahoma City, duke e akuzuar atë dhe një bashkëpunëtor të tij të mitur se po planifikonin një vrasje në masë në Ditën e Zgjedhjeve.
ISIS-i ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Nju Orlins, por analisti Zelin thotë se sulmi tashmë po përshëndetet me entuziazëm nga përkrahësit e ISIS-it në rrjetet sociale.
Disa zyrtarë të kundër-terrorizmit shprehën shqetësimin e tyre se ISIS-i do të përfitojë nga ky entuziazëm.
“Nga pikëpamja e tyre, është më pak e rëndësishme që në një sulm të vriten një numër i madh njerëzish se sa që sulmi thjesht të sigurojë vëmendje të shumtë mediatike”, i tha në nëntor publikut në Uashington drejtori në detyrë i Qendrës Kombëtare amerikane Kundër Terrorizmit, Brett Holmgren.
Megjithatë, disa zyrtarë të kundër-terrorizmit dhe ekspertë shprehën shqetësimin se sulmet mund të bëhen edhe më të përgjakshme.
Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit paralajmëroi se ISIS-i po përfiton nga kontribute më të mëdha financiare dhe se ka themeluar një njësi për planifikim të veprimtarisë jashtë vendit në Siri, që për qëllim ka sulmet kundër Shteteve të Bashkuara.
“Gjatë tërë vitit të kaluar ka patur një rritje të numrit të komploteve dhe sulmeve të ISIS-it”, i tha analisti Zelin Zërit të Amerikës. “Vitin e kaluar ishim dëshmitarë të pesë komploteve për sulme në Shtetete Bashkuara, ndërkohë që në vitin 2023 nuk kishte asnjë”.
Ky aktivitet i ISIS-it mund të mos jetë i kufizuar vetëm në Amerikë. Disa analistë marrin shembull sulmet e përgjakshme të ISIS-it vitin e kaluar në Kerman, në Iran dhe në Moskë.
“Përputhet me një prirje më të gjerë që po e shohim në Shtetet e Bashkuara por edhe në pjesët e tjera të botës. Kemi parë më shumë komplote dhe sulme në Evropë, Rusi, Turqi, Irani dhe në Azinë Qendrore,” thotë analisti Zelin./VOA
FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju ...
Një aksident ka ndodhur këtë të enjta në Suharekë të Kosov...
Njëmbëdhjetë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraeli...
Sulmi terrorist në New Orleans dhe shpërthimi në Tesla par...
Basti i Putinit mbi luftën në Ukrainë është aq i lartë sa ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve t...
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin pë...
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën kur një varkë me em...
Të dhënat paraprake lidhur me sulmin terrorist që shkaktoi...
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...
Presidenti amerikan Joe Biden do t'u japë 20 amerikanëve n...
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë...
Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rrall...
Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kalu...
Një makinë Tesla Cybertruck ka shpërthyer jashtë hotelit t...
Mediat e huaja raportojnë se Shamsud-Din Jabbar, një veter...
Donald Trump ka kritikuar autoritetet amerikane dhe ag...
Franca ka realizuar sulme ajrore me raketa në Siri gjatë f...
Pesë persona jetën në Gjermani dhe një oficer policie u pl...
Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...