Ndërron jetë ish zv/ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...

Të dhënat paraprake lidhur me sulmin terrorist që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve ditën e Vitit të Ri në Nju Orlins, flasin për një skenar të cilit forcat e rendit dhe zyrtarët e sigurisë i druheshin prej kohësh: Një komplot të paktën i frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik. I dyshuari është një veteran i ushtrisë amerikane dhe FBI-ja konfirmoi se ai kishte një flamur të ISIS-it në kamionin që përdori për të goditur turmën në Rrugën Bourbon në orët e para të mëngjesit të së mërkurës para se të vritej gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
42 vjeçari Shamsud-Din Jabbar ishte shtetas amerikan nga Teksasi dhe ish-rezervist i ushtrisë, i cili kishte shërbyer në Afganistan.
Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se i dyshuari kishte bërë disa veprime vetëm disa orë para sulmit që linin të kuptonin ideologjinë e tij. Presidenti Biden tha se organet e zbatimit të ligjit dhe komuniteti i zbulimit po vazhdojnë të kërkojnë për ndonjë lidhje apo bashkëpunëtor tjetër dhe se hetimi vazhdon të jetë aktiv.
“Ai postoi video në mediat sociale duke treguar se ishte frymëzuar nga ISIS-i, duke shprehur dëshirën për të vrarë. Flamuri i ISIS-it u gjet në automjetin e tij, të cilin e kishte marrë me qira për të kryer këtë sulm. Në automjet janë gjetur edhe eksplozivë të mundshëm dhe aty pranë janë gjetur eksplozivë të tjerë”, tha ai.
Hetuesit kanë gjetur armë dhe një mjet shpërthyes të improvizuar brenda automjetit. Po ashtu, në lagjen e njohur ku ndodhi shpërthimi, autoritetet kanë gjetur pajisje të tjera shpërthyese në një shtëpi në të cilën kishte rënë zjarr.
“Ne besojmë se (me zjarrin) ata po përpiqeshin të zhduknin gjurmët. Ne besojmë se ka disa njerëz që janë të përfshirë. Një prej tyre ka vdekur në vendngjarje, por individë të tjerë janë ende të lirë”, tha ajo.
Për 18 vjeçarin Zion Parsons, ishte hera e parë në Nju Orlins. Ai tha se skena dukej si zonë lufte.
“Kishte trupa në gjithë rrugën. Të gjithë bërtisnin. Shihje dikë që po përpiqej të shpëtonte dikë tjetër, shikoje njerëz që qanin, pjesë trupash gjithandej. Ishte e dhimbshme të shihja një nga shoqet e mia të ngushta që u godit”, tha ai.
Zona turistike e Nju Orlinsit vazhdon të jetë nën masa të rrepta sigurie.
Sulmi në Nju Orlins është shembulli i fundit kur një automjet përdoret si armë për të kryer vrasje masive dhe sulmi më vdekjeprurës i frymëzuar nga ISIS në territorin e Shteteve të Bashkuara prej vitesh.
Clara Broekart, një eksperte për grupet terroriste i tha Zërit të Amerikës se në vitin 2024 kishte pasur një rritje të ndjeshme në përpjekjet e frymëzuara nga ISIS globalisht, përfshirë në Shtetet e Bashkuara.
“Ndonjëherë autori i mundshëm thjesht ishte frymëzuar nga ISIS-i, konsumonte propagandë nga Shteti Islamik dhe synonte të kryente një sulm në mbështetje të Shtetit Islamik. Por kemi parë edhe përpjekje kur persona me bazë në SHBA ishin në kontakt me rekrutuesit e ISIS-it në internet”, thotë ajo.
Ndërkohë autoritetet po hetojnë një shpërthim tjetër në një makinë Tesla ‘Cybertruck’, në Las Vegas para hotelit Trump, nga i cili gjeti vdekjen personi brenda tij.
"Organet e zbatimit të ligjit dhe komuniteti i hetimit po e hetojnë ngjarjen, përfshirë për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje të mundshme me sulmin në Nju Orlins”, tha Presidenti Biden.
Personi brenda makinës e kishte marrë me qera automjetin nga i njëjti aplikacion që kishte përdorur edhe autori i sulmit në Nju Orlins./VOA
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...
Presidenti amerikan Joe Biden do t'u japë 20 amerikanëve n...
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë...
Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rrall...
Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kalu...
Një makinë Tesla Cybertruck ka shpërthyer jashtë hotelit t...
Mediat e huaja raportojnë se Shamsud-Din Jabbar, një veter...
Donald Trump ka kritikuar autoritetet amerikane dhe ag...
Franca ka realizuar sulme ajrore me raketa në Siri gjatë f...
Pesë persona jetën në Gjermani dhe një oficer policie u pl...
Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashk...
Disa persona u vranë me armë zjarri në ditën e parë të vit...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se pl...
Elon Musk, i lindur në Pretoria, Afrika e Jugut, është...
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy entiteteve ...
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plag...
Një nga kohët më të njohura për të vizituar kështjellën Hi...
Polonia për herë të dytë, prej kur është bërë anëtare e Ba...
Gjiganti shtetëror i Rusisë, Gazprom, ka thënë se e ka pez...
FBI ka reaguar mbi sulmin në SHBA, i cili shkaktoi 10 vikt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...