Përmbyset varka me 70 persona që tentonin të kalonin kanalin anglez/ Humbin jetën 4 emigrantë
Katër emigrantë janë mbytur në ujërat franceze duke u përp...

Detaje të reja po dalin në “dritë” për vrasjen e ndodhur të martën e kaluar në Volos, kur një 50-vjeçar vrau kunatin e tij 33-vjeçar pasi abuzonte me vajzën e tij 18-vjeçare, e shantazhonte dhe e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video të saj.
I akuzuari pritet të dalë para hetuesisë të hënën e datës 15 janar në orën 12:00, ndërsa siç ka rrëfyer para avokatit të tij, deklaron se është penduar. 50-vjeçari, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit 24 orët e fundit, i ka kërkuar kriminologut të njohur Alexis Kougia që të merrte mbrojtjen e tij, së bashku me avokatin aktual Michalis Vassilikos.
“Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. I ka siguruar në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha avokati i autorit, zoti Vassilikos.
18-vjeçarja së bashku me dy motrat e saj e kanë akuzuar 33-vjeçarin si shantazhues dhe përdhunues fëmijësh.
Nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e dinin se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.
Fakte të reja për rastin:
Në një prononcim për televizionin "ASTRA", Alexis Kougias, tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim.
“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, 18-vjeçarja i kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek se çfarë po ndodhte me të”, theksoi Kougias.
Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e çështjes luan edhe pronarja e banesës në të cilën jetonte 18-vjeçarja, e cila ka njoftuar të atin për faturat e papaguara dhe qiranë, që kanë qenë arsyeja që babai të pyesë se çfarë po ndodh.
Pas një presioni të madh, 18-vjeçarja i ka rrëfyer makthin të atit, por pa i treguar fillimisht se kush ishte autori. Pas shumë orësh presioni, ajo i ka treguar se për kë bëhet fjalë.
Një nga shoqet e vajzës tregon se 33-vjeçari vinte në shkollë e priste sa të mbaronte mësimi, madje ngacmonte dhe vajza të tjera.
“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai po ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Ka ngacmuar vajza nën 18 vjeç”, rrëfen shoqja e 18-vjeçares.
Përveç mesazheve kërcënuese në celularin e vajzës ka edhe video dhe foto nga skenat e përdhunimit dhe për këtë celulari është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha dosjet./ CNA
Katër emigrantë janë mbytur në ujërat franceze duke u përp...
Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja u kundë...
I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, po planif...
Ky vit do të jetë një sprovë madhore për demokracinë, ndër...
Turqia arrestoi këtë muaj dhjetëra persona nën akuzat se s...
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treg...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se me...
Turqia tha të shtunën se forcat e saj kishin "neutralizuar...
Analistët vlerësojnë se mediat në Malin e Zi janë të ngark...
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në në fsh...
Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e si...
Votuesit tajvanezë zgjodhën si president kandidatin e Part...
Izraeli vazhdoi bombardimet në Rripin e Gazës të shtunën, ...
Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet...
Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontro...
Videoja e publikuar nga "BBC" tregon momentin kur turi...
Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (...
Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zh...
Nuk ndodh shpesh që një procedurë ligjore e Gjykatës N...
Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...