Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Derek Chauvin, një ish-oficer policie, që po vuan dënimin në një burg federal në Arizona, i dënuar për vrasjen e afrikano amerikanit George Floyd, u godit me thikë të premten nga një tjetër i burgosur, duke u plagosur rëndë. Lajmi u konfirmua për agjencinë Associated Press nga një person në dijeni të çështjes.
Sulmi ndodhi në burgun e sigurisë së mesme Tucson, i cili prej kohësh përballet me probleme të sigurisë dhe mungesë personeli.
Në një deklaratë të Byrosë së Burgjeve konfirmohej se një i burgosur ishte plagosur mesditën e së premtes dhe se ai ishte dërguar në spital për trajtim, por nuk jepeshin detaje mbi identitetin e tij.
Më deklaratë thuhej se asnjë punonjës i burgut nuk ishte plagosur gjatë incidentit dhe se autoritetet kishin njoftuar FBI-në. Pas ngjarjes autoritetet pezulluan vizitat në këtë burg, ku vuajnë dënimin rreth 380 persona.
Ky është incidenti i dytë në pesë muaj që ndodh në një burg federal, e që përfshin një të burgosur që ka marrë vëmendje të madhe publike. Në korrik, ish-mjeku Larry Nassar, i dënuar për abuzim seksual të gjimnasteve, u godit me thikë nga një i burgosur, në një burg federal në Florida.
Ky është gjithashtu incidenti i dytë i madh që ndodh në burgun federal Tucson në rreth një vit.
Derik Chauvin, 47 vjeç, u dërgua në Tucson në gusht të vitit 2022 nga burgu shtetëror i Minesotës i sigurisë maksimale. Ai po vuan një dënim federal 21-vjeçar për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd-it dhe një dënim shtetëror prej rreth 22 vitesh për vrasje të shkallës së dytë.
Avokati i Derik Chauvin, Eric Nelson, kishte kërkuar që klienti i tij të mbahej larg të burgosurve të tjerë, duke parashikuar se ai do të ishte një objektiv për sulme të mundshme. Në Minesota, Derik Chauvin u mbajt kryesisht në izolim thuhej në një dokument të gjykatës.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë hodhi poshtë apelimin e Derik Chauvin për dënimin e tij për vrasje.
George Floyd, afrikano amerikan, vdiq më 25 maj të vitit 2020, pasi Derik Chauvin, një amerikan i bardhë, i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta e gjysmë jashtë një dyqani, ku George Floyd dyshohej se po përpiqej të blinte me një kartëmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ma...
Reuters i ka kushtuar një artikull trupave britanike q...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kë...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten ...
A do të paguhen dot tani rrogat e nëpunësve dhe pensio...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, t...
Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamas...
Njëzet e katër pengje janë liruar nga Hamasi dhe tani ...
Ushtria izraelite tha se “kemi arritur” në zemër të aseteve ...
Grimcat e ndotura të imëta të ajrit kanë shkaktuar vde...
Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur n...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Koso...
Në qendër të Tokios u zhvillua këtë javë Kampionati i ...
Në një përpjekje për të adresuar shqetësimet në rritje...
Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe...
Më 7 tetor të këtij viti, Hamasi nisi disa sulme në Izrael...
Shërbimi gjeologjik në Brazil tha më 23 nëntor se ka zbulu...
Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Ham...
Qindra oficerë policie kontrolluan pronat e anëtarëve ...
Këshilli i Evropës publikoi të enjten një raport sipas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...