web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqi në Hagë/ Avokati i Veselit: Është i pafajshëm, të hidhet poshtë parashtrimi i prokurorisë

12 Shkurt 2026, 14:57, Kosova & Bota CNA

Gjyqi në Hagë/ Avokati i Veselit: Është i pafajshëm,

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka vijuar edhe ditën e sotme fjalën e tij në seancat përmbyllëse të gjyqit në Hagë.

Dixon tha se Veseli meriton një vendim të drejtë dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Më tej, ai tha se nëse Veseli nuk shpallet i pafajshëm do të ishte një padrejtësi e madhe, pasi ka shumë gjëra që mund të vërtetojnë tërësisht pafajësinë e ish-kreut të UÇK-së.

Dixon ka kërkuar që të hidhet poshtë parashtrimi i prokurorisë.

 

Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh e kundërta, do të ishte një padrejtësi e madhe. Dhe, nga ana tjetër, ka shumë pika që mund të vërtetojnë se klienti im është tërësisht i pafajshëm. Ne parashtrojmë që parashtrimi i prokurorisë të hidhet krejtësisht poshtë”, tha avokati.





Lajmet e fundit nga