Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyrtim çështjen nëse ish-Presidenti Trump mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020. Gjykata tha se një vendim mund të merret së shpejti.
Vendimi parashikon ngrirjen e procesit të një gjyqi të përqendruar në përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ku fitoi demokrati Joe Biden. Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet në fund të prillit, ndërsa pritet që vendimi të merret deri në fund të qershorit.
Në një deklaratë të panënshkruar të Gjykatës së Lartë thuhet se organi më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojë se, “nëse, dhe në qoftë se po, deri në çfarë mase gëzon imunitet presidencial nga ndjekja penale një ish-president, për veprime që supozohet se përfshinin akte zyrtare gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë”.
Gjykata e Lartë ka mbajtur qëndrimin se presidentët gëzojnë imunitet nga ndjekja civile lidhur me vendimet e marra gjatë kohës në detyrë. Avokatët e zotit Trump kanë argumentuar për muaj të tërë se kjo mbrojtje duhet të shtrihet edhe për rastet e ndjekjeve penale.
Gjykatat më të ulëta kanë hedhur poshtë pretendimet e zotit Trump se ish-presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet që merren dhe kanë të bëjnë me postin zyrtar.
Në fillim të shkurtit, një gjykatë apeli në kryeqytetin amerikan vendosi se gjyqtarja Tanya Chutkan, e cila do të drejtojë gjyqin për ndërhyrje në zgjedhje, mori një vendim të drejtë për vazhdimin e çështjes dhe se zoti Trump mund të ndiqet penalisht për veprime të marra gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë dhe në prag të 6 janarit të vitit 2021, kur një turmë mbështetësish të zotit Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit.
Ky rast është i ndarë nga çështja tjetër që po shqyrton Gjykata e Lartë lidhur me apelin e zotit Trump që emri i tij të përfshihet në fletën e votimeve të nëntorit për president, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar atë lidhur me veprimet e tij pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.
Gjatë paraqitjes së argumenteve më 8 shkurt, gjykata dukej se kishte gjasa të mbante anën e zotit Trump. Vendimi mund të pritet së shpejti.
Në muajin prill, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet e një prej më shumë se 1200 individëve të akuzuar për trazirat në ndërtesën e Kongresit në janar të vitit 2021. Rasti mund të çojë në hedhjen poshtë të një akuze që prokurorët kanë ngritur kundër më shumë se 300 individëve, përfshirë zotin Trump.
Çështja për ndërhyrje në zgjedhje, që po ndiqet nga prokurori i posaçëm Jack Smith, është një nga katër rastet me të cilat përballet zoti Trump ndërsa kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.
Gjyqi në New York, nën akuzat se ka paguar aktoren e filmave pornografikë Stormy Danaiels, për të siguruar heshtjen e saj, është planifikuar të fillojë më 25 mars.
Ndaj zotit Trump është ngritur padi edhe në Florida, nën akuzat federale se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në rezidencën e tij Mar-a-Lago, një rast po ashtu që po hetohet nga zoti Smith. Gjykimi i çështjes pritet të fillojë në muajin maj.
Zoti Trump është paditur gjithashtu në shtetin e Xhorxhias nën akuza për manipulime me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet. Ai i ka hedhur poshtë akuzat./ Voa
Organizata “Freedom House” me seli në Washington ka publik...
Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tir...
Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të përgatitura pë...
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkua...
Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rez...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ga...
Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë doll...
Mediat shtetërore ruse Tass ka publikuar një artikull ...
Letonia ka vendosur të mbajë në fuqi ndalimin e hyrjes për...
Pjesëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kan...
Mëngjesin e sotëm, Papa Françesku është dërguar në spi...
Njihuni me reporteren 11-vjeçare të luftës në Gaza, Sumayy...
Alexei Navalny do të varroset në një varrezë në Moskë ...
Takimi i organizuar në Paris për Ukrainën synonte të sillt...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka fituar lehtësisht...
Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës, 576.000 per...
Autoritetet ukrainase akuzuan të martën Rusinë për një fus...
Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë s...
Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...
Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump po vazhdojnë fitoret në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...