Lajçak: Së shpejti do të ketë një raund të ri negociatash Kosovë-Serbi
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndalë projektet e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun e uzurpuar Perëndimor gjatë një vizite në Tel Aviv të premten.
Kryediplomatja gjermane i vizitoi dje Arabinë Saudite dhe Jordaninë në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t’i nxitur Izraelin dhe Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – të arrijnë marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden tha më herët këtë javë se beson se marrëveshja për armëpushim është e arritshme.
Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë që trupat izraelite duhet të qëndrojnë përgjatë vijës kufitare mes Gazës dhe Egjiptit për çështje sigurie. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.
Baerbock i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit t’i japë fund projekteve për ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin e besimit në rajon. Duke folur pas takimit me homologun e vet izraelite, Israel Katz në Tel Aviv, ajo tha se ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
“Sipas mendimit tim, Qeveria izraelite mund ta rifitojë besimin e humbur ndërkombëtar duke i ndalur projektet e ndërtimit të vendbanimeve si hap i parë”, tha ajo.
Qeveria izraelite duhet gjithashtu të “të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër akteve të dhunshme që po kryhen nga kolonët radikalë”, tha Baerbock.
Para dy muajve, Izraeli e aprovoi ndërtimin e më shumë se 5.000 njësive banimi në disa vendbanime në Bregun Perëndimor.
Baerbock pritet të takohet edhe me kryeministrin e Autoritetit Palestinez, Mohammed Mustafa, në Ramallah. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.
Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.
Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite./ Rel
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha se me h...
Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një shkollë në Ke...
Pas sulmit islamik me thikë në Solingen të një siriani që ...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë...
Themeluesi dhe CEO i "Telegram", Pavel Durov, ka kriti...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga ...
Parlamenti i Ukrainës e miratoi të enjten Andriy Sybiha mi...
Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izrael...
Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndrysh...
Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me ha...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjte...
Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Michel Barnier, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj medi...
Të enjten, një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje ...
Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë ...
Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dh...
Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...