“Po nxjerr paratë e krimit jashtë vendit”/ Vokshi: Do kërkojmë komision hetimor për udhëtimet e Ramës
Deputetja Albana Vokshi ka bërë me dije se opozita do të r...
Deputetja Albana Vokshi ka bërë me dije se opozita do të r...

Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida më 29 dhjetor, fokusi është vënë te Irani, por me një ndryshim.
Izraeli është i fokusuar në mënyrë intensive te programi i raketave balistike të Iranit, të cilin e sheh si kërcënimin ekzistencial më urgjent pasi sulmet ajrore amerikano-izraelite dëmtuan rëndë infrastrukturën bërthamore të Iranit gjatë një fushate ajrore 12-ditore në qershor.
Ky ndryshim thekson një divergjencë në rritje mes SHBA-së dhe Izraelit. Trump e ka përshkruar vazhdimisht kërcënimin bërthamor të Iranit si “të shkatërruar”, duke ia atribuar këtë bombardimeve të objekteve në Isfahan, Fordo dhe Natanz. Izraeli pajtohet se programi është kthyer mbrapa për një ose dy vjet.
Megjithatë, ai paralajmëron se raketat, në të cilat Irani po punon, së shpejti mund të mbingarkojnë sistemet mbrojtëse, siç u demonstrua kur 36 nga 550 raketa goditën territorin izraelit në qershor, duke shkaktuar dëme të gjera.
Raketat si prioritet “i menjëhershëm”
Zyrtarë izraelitë, duke folur për NBC News dhe Axios, e përshkruajnë përshpejtimin e programit raketor të Iranit si “më urgjent” sesa programin e tij bërthamor.
Izraeli thotë se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë kryer stërvitje dhe e kanë paralajmëruar Uashingtonin se Teherani mund t’i përdorë këto ushtrime si mbulesë për sulme të befasishme.
Kjo vjen mes raportimeve kontradiktore në Iran lidhur me faktin nëse testet e raketave po zhvillohen vërtet.
Mediat iraniane, përfshirë agjencinë e lajmeve Fars të lidhur me IRGC-në, raportuan më 22 dhjetor se forcat e armatosura po kryenin stërvitje, ndërsa përdoruesit në rrjete sociale shpërndanë video dhe pamje të gjurmëve të avujve në qiell mbi Iranin qendror dhe perëndimor.
Megjithatë, transmetuesi shtetëror i mohoi shpejt raportimet, duke cituar një “burim të informuar” të paemëruar, i cili këmbënguli se gjurmët vinin nga “avionë në lartësi të mëdha” dhe pretendoi se asnjë stërvitje nuk po zhvillohej.
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, la të kuptohej për gatishmëri për goditje të reja kundër Iranit “kudo që të kërkohet”, duke i dhënë përparësi linjave të prodhimit që Izraeli druhet se mund të nxjerrin 3.000 raketa në vit.
Netanyahu planifikon t’i paraqesë Trumpit opsione për sulme — të udhëhequra nga Izraeli, të përbashkëta ose të mbështetura nga SHBA-ja — duke argumentuar se raketat mundësojnë luftëra përmes forcave si Hezbollahu dhe Huthit, ndërsa mbrojnë ringjalljen bërthamore të Iranit.
Farzin Nadimi, studiues i lartë në Institutin e Uashingtonit, i tha Shërbimit Iranian të Radios Evropa e Lirë se Izraeli po u bën presion Shteteve të Bashkuara që t’i riklasifikojnë raketat si armë të shkatërrimit në masë.
“Izraeli po përpiqet ta ndryshojë këtë këndvështrim, duke përdorur përvojën e luftës së fundit për të bindur Shtetet e Bashkuara se aftësitë raketore të Iranit janë po aq kërcënuese në mënyrë ekzistenciale sa edhe ato bërthamore”, tha Nadimi.
Ai vuri në dukje hezitimin amerikan, që i sheh armët bërthamore si rrezikun kryesor, tashmë të dobësuar, por shtoi: “Nga këndvështrimi i Izraelit, këto duhet të konsiderohen armë të shkatërrimit në masë për popullin e tij”.
Nadimi paralajmëroi se shkatërrimi total i raketave mund të detyrojë një ndryshim doktrinar në Teheran.
“Nëse Izraeli shkatërron plotësisht aftësitë ofensive raketore të Iranit… ai ose do të duhej të dorëzohej ose të bënte një ndryshim themelor doktrinar”, tha ai, duke shtuar se rruga teknike e Iranit drejt mbushjeve bërthamore mbetet e realizueshme në një laborator të sigurt duke përdorur rezerva uraniumi të pasuruar në 90 për qind.
Vija e kuqe raketore e Iranit
Irani ka pohuar prej kohësh se programi i tij raketor është i panegociueshëm, duke këmbëngulur se është thjesht për mbrojtje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, e ritheksoi këtë më 22 dhjetor.
“Aftësitë mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit janë projektuar me qëllimin e frenimit të agresorëve nga çdo mendim për të sulmuar Iranin. Në asnjë rrethanë ato nuk janë çështje që mund të diskutohen apo negociohen”, tha ai.
Hamidreza Azizi, studiues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, vuri në dukje se, ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund të duan gjëra të ndryshme nga Irani, ata përputhen në një pikë: “Irani është i dobësuar tani, kështu që është koha për të nxjerrë më shumë lëshime”.
Irani e ka kufizuar rrezen e raketave të tij në 2.000 kilometra, megjithëse muajt e fundit ka lënë të kuptohet se mund ta rrisë këtë kufi nëse e sheh të nevojshme. Azizi tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duan që Irani ta reduktojë rrezen e raketave — një gjë e papranueshme për Teheranin.
Edhe në skenarin e pamundur të një marrëveshjeje për programin raketor të Iranit, ai vuri në dukje se Uashingtoni është i vetëdijshëm se zbatimi do të ishte i vështirë, duke pasur parasysh mungesën e një organi ndërkombëtar monitorues apo të një regjimi garancish për programet raketore.
Në këtë kontekst, Azizi argumentoi se raketat shërbejnë si mjet presioni:
“Së pari, për ta bërë Iranin të heqë dorë plotësisht nga pasurimi [i uraniumit] në territorin e tij; së dyti, për të siguruar lëshime mbi transferimet e armëve te grupe si Hezbollahu ose Houthit”, shtoi ai.
Mediat iraniane, të gëzuara por të shqetësuara
Retorika izraelite rreth programit raketor të Iranit është pritur me një përzierje kënaqësie dhe alarmi në mediat iraniane.
Duke theksuar ritmin e Iranit në rindërtimin e arsenalit të tij raketor pas qershorit, gazeta Javan e lidhur me IRGC-në tha se Izraeli ishte “i tmerruar” nga aftësia e Iranit për të lëshuar qindra raketa në një konflikt të mundshëm. I njëjti qëndrim u pasqyrua edhe nga media të tjera të linjës së ashpër, si agjencia e lajmeve Mehr.
Por, të tjerë kanë bërë thirrje për kujdes. Bultan News argumentoi se Netanyahu po e ekzagjeronte aftësinë e Iranit për të rindërtuar rezervat e tij raketore për të justifikuar një sulm. Ajo shtoi se Teherani duhet ta marrë seriozisht këtë retorikë.
“Çdo copë lajmi apo raporti që publikohet mund të jetë pjesë e një enigme më të madhe. Të dallosh se cili lajm është real dhe cili është luftë psikologjike nuk është e lehtë. Por, bërja e kësaj përpjekjeje është një domosdoshmëri e sigurisë kombëtare”, argumentoi ajo. /REL
Dy minatorë humbën jetën në një shpërthim metani në një mi...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte ...
Gjermania kreu sot deportimin e saj të parë në Siri në 10 ...
Një draft-raport i Pentagonit ka zbuluar se Kina ka të ngj...
Katër persona u plagosën, tre prej tyre në gjendje kritike...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe shumë rajone ukrainas...
Papa Leo XIV mbajti fjalimin e parë për Krishtlindje drejt...
Pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u përball me sf...
Një mega-aeroport i planifikuar prej kohësh i Polonisë do ...
Pas ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç në...
Ushtria amerikane ka bërë me dije se ka goditur një tjetër...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përcaktuar planet pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu optimiz...
Presidenti Donald Trump zbuloi të hënën klasin “Trump” të ...
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin jugor të Uk...
SHBA-të po ndërpresin menjëherë kontratat e qirasë për pro...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të hënën ...
Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë miratoi sot dekretin...
Rusia po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj WhatsApp. ...
Momente terrori janë regjistruar në një shkollë në Turqi k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...