Kina dhe SHBA-ja kërkojnë stabilizimin e raporteve
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha më 8 maj se ...

Sulmet ajrore tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit më 8 maj, teksa bisedimet e fundit të armëpushimit në Xheda nuk rezultuan të suksesshme. Një diplomat saudit tha se të dyja palët e konsiderojnë veten “të afta për ta fituar betejën”.
Luftimet në Sudan nisën më 15 prill midis forcave të shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan, dhe zëvendësit të tij të kthyer në rival, Mohamed Hamdan Daglo, i cili kryeson Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Që nga atëherë, betejat kanë lënë qindra njerëz të vrarë, mijëra të plagosur dhe miliona të tjerë të bllokuar brenda shtëpive të tyre, mes mungesës së madhe të ujit, ushqimit dhe produkteve të tjera bazike.
Gjeneralët kanë dërguar përfaqësues në Arabinë Saudite për ta negociuar një armëpushim humanitar në një përpjekje të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, por këto negociata nuk kanë pasur rezultat deri më tani.
Deri të hënën, bisedimet nuk patën “asnjë përparim të madh”, tha një diplomat saudit për agjencinë e lajmeve AFP, duke folur në kushte anonimiteti.
“Armëpushimi i përhershëm nuk është në tryezë... Secila palë beson se është e aftë ta fitojë betejën”, shtoi diplomati.
Luftimet kanë shkaktuar një eksod masiv të të huajve dhe sudanezëve përmes fluturimeve, udhëtimeve përmes detit dhe udhëtime të vështira tokësore drejt Egjiptit, Çadit, Sudanit Jugor dhe vendeve të tjera fqinje.
“Ka rrezik kudo”, tha Rawaa Hamad, i cili u arratis nga Port Sudan në një fluturim evakuimi për në Katar të hënën duke transportuar 71 persona.
Në Sudan, tha ajo, nuk ka “aspak siguri tani, për fat të keq”, teksa shtetasit detyrohen të jetojnë me “mungesën e gjithçkaje – mungesën e ujit, mungesën e karburantit, mungesën e ilaçeve, madje edhe mungesën e spitaleve dhe mjekëve”.
Arabia Saudite po punon për vendosjen e “një afati kohor për negociata të zgjeruara për të arritur një ndërprerje të përhershme të armiqësive”, tha ministria e saj e Jashtme.
Bisedimet në Xheda, të cilat do të vazhdojnë “në ditët në vijim”, synojnë të arrijnë “një ndalesë efektive afatshkurtër” të luftimeve, për ta lehtësuar shpërndarjen e ndihmës dhe rivendosjen e shërbimeve bazike, thuhet në deklaratën e ministrisë arabe.
Që nga mesi i prillit, marrëveshje të shumta armëpushimi janë shpallur dhe janë shkelur shpejt në vendin e goditur nga varfëria, që gjithashtu ka një histori të gjatë jostabiliteti./ VOA
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha më 8 maj se ...
Numri i shtetasve të vendeve jo anëtare në BE, të cilë...
Pas 276 ditësh në orbitë, një anije kozmike kineze është r...
Gazeta presitigjioze "New York Times", ka botuar një artik...
Reshjet e dendura të borës mbuluan Parkun Kombëtar Namdagi...
Eduard Heger, kryeministri i Sllovakisë, ka dhënë dorëheqj...
Kombet e Bashkuara kanë kritikuar autoritetet talebane afg...
Të paktën 54 njerëz janë vrarë dhe rreth 23 mijë të tjerë ...
Autoritetet në Teksas kanë identifikuar sulmuesin e ar...
Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje...
Drejtorët ekzekutivë të disa kompanive kryesore evropi...
“Nuk e kam ditur që ai ka vdekur”, ka thënë Nadezhda S...
Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit - këtë...
Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielë...
Dronët përdoren gjerësisht në operacione luftarake, nga ag...
Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen ministri i Arsimit n...
Revista javore e gazetës Nju Jork Times, ka botuar sot një...
Programi Botëror i Ushqimit – agjenci e Kombeve të Bas...
Kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore parala...
Dy republikanë të lartë të Kongresit po kërkojnë dokum...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...