Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan
Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri t...

Elon Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale, raporton AP.
Largimi i tij, i njoftuar të mërkurën në mbrëmje, shënon fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish.
Ai uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë. Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.
Roli i Musk-ut në administratë ishte që në fillim i përkohshëm, dhe ai së fundi kishte dhënë sinjale se do të rikthehej te drejtimi i bizneseve të tij, si prodhuesi i makinave elektrike Tesla dhe kompania hapësinore SpaceX.
Megjithatë, zyrtarët e administratës nuk kishin qenë të qartë për momentin e saktë kur Musk do të largohej nga drejtimi i Departamentit për Efikasitet Qeveritar, i njohur si DOGE. Ai e njoftoi papritur largimin me një postim në rrjetin e tij social, "X".
“Me përfundimin e afatit tim të planifikuar si Punonjës i Posaçëm i Qeverisë, dua ta falënderoj presidentin [Trump] për mundësinë që më dha për të reduktuar shpenzimet e kota”, shkroi ai. “Misioni i [DOGE] do të forcohet gjithnjë e më shumë, duke u bërë pjesë e kulturës institucionale në të gjithë qeverinë”.
Njoftimi vjen një ditë pasi "CBS" publikoi pjesë të një interviste në të cilën Musk kritikonte ligjin kryesor të agjendës së Trump-it, duke thënë se ishte “i zhgënjyer” me atë që presidenti e quante “projektligji i madh e i bukur”.
Ligji përfshin një kombinim të uljes së taksave dhe forcimit të kontrollit të emigracionit. Musk e quajti atë “projektligj shpenzimesh masive”, që rrit deficitin federal dhe “minon punën” e Departamentit të tij për Efikasitet.
Trump, duke folur nga Zyra Ovale të mërkurën, e mbrojti agjendën e tij, duke theksuar politikën delikate të negociatave legjislative.
“Nuk jam i kënaqur me disa pjesë, por jam i entuziazmuar me të tjera”, tha ai, duke shtuar se “do të shohim si do të shkojë – ka ende rrugë përpara”.
Projektligji kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po shqyrtohet në Senat.
Mandati 130-ditor i Elon Musk-ut si punonjës i posaçëm i qeverisë në administratën Trump pritej të përfundonte rreth datës 30 maj.
Administrata ka deklaruar se përpjekjet e DOGE-s për të ristrukturuar dhe zvogëluar qeverinë federale do të vazhdojnë./ REL
Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri t...
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj s...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë me dije...
Komisioni Evropian po planifikon të paraqesë një strategji...
Elon Musk ka kritikuar një nga politikat kryesore të Donal...
Presidenti francez Emmanuel Macron u takua sot me homologu...
Organizata ndërkombëtare Transparency International ka shp...
Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dë...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se Berlini do të...
Komisioni Europian nisi këtë të mërkurë një strategji të h...
Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa - përfshir...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje p...
Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kri...
Për kancelarin Merz është e qartë: Gjermania dhe vendet e ...
Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovua...
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...