Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Paketa është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe 214 kundër për paketën legjislative, e cila u bë e njohur si "One Big Beautiful Bill" dhe për të cilën ka mjaft diskutime dhe kritika. Edhe senati e ka dhënë dritën e gjelbër. Tani presidenti Trump mund ta nënshkruajë projektligjin në mënyrë që ai të hyjë në fuqi më 4 korrik, në ditën e festës kombëtare, sikurse edhe synonte.
Çfarë përmban "One Big Beautiful Bill Act"?
Paketa përfshin një përzierje uljesh të taksave individuale dhe atyre të bizneseve, shpenzime masive për kontrollet e emigracionit, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rritje të stimujve për karburantet fosile.
Gjithashtu ka ndryshime në të drejtën për t'u përfshirë në programet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbyllje të disa prej nismave të tranzicionit klimatik të iniciuara nga ish-Presidenti Joe Biden.
Përfituesit kryesorë janë sferat e politikave që kanë qenë themeli i mantrës së Trump-it "Amerika e Para".
Shpenzime për armatimin dhe kufizimin e emigracionit
Një shumë prej 178 miliardë dollarësh (rreth 150 miliardë euro) do të shkojnë për programe që synojnë të kufizojnë emigracionin, ndër të cilat bëjnë pjesë rifillimi i ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, shtimi i personelit dhe i burimeve të policisë kufitare, hetimi dhe përndjekja penale e emigrantëve.
Rreth 153 miliardë dollarë do të shpenzohen për mbrojtjen: ndërtim anijesh, sisteme për mbrojtjen nga raketat, armë bërthamore dhe mbështetje për ndihmën ushtarake në kufi.
Dhe pas premtimeve gjatë fushatës elektorale dhe në fjalimin e tij të fitores se do të "shponte, sa të mundte” - pra për rritjen e nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile - projektligji do të stimulojë si eksplorimin e burimeve dhe eksportet e gazit, dhe do t'u jepë fund koncesioneve dhe stimujve për automjetet elektrike, energjinë e pastër dhe programet e reduktimit të emetimeve.
Gjithashtu do të ketë ulje taksash prej rreth 4.5 trilionë dollarësh (3.8 trilionë euro) për individët dhe bizneset. Këtu përfshihet edhe premtimi i Trump-it për të ndaluar taksimin e bakshisheve dhe të pagesës së orëve shtesë për punë jashtë orarit.
Pakënaqësi dhe kritika
Paketa legjislative "One Big Beautiful Bill" është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së. Ekspertët e pavarur të buxhetit të Kongresit vlerësojnë se brenda dhjetë viteve planet e Trump-it mund ta rrisin borxhin amerikan edhe me 3.4 trilionë dollarë. Prandaj këtë ligj e kritikuan edhe republikanët që janë konservatorë për sa i përket politikës fiskale.
Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac zhvilluar në mes të qershorit, 53% e amerikanëve e mbështesin projektligjin dhe 27% jo, kurse pjesa tjetër nuk u shpreh as në favor, as kundër.
Pro paketës janë vetëm dy të tretat e votuesve republikanë. Analistët me të cilët foli DW thanë se kur u shpjegon votuesve përmbajtjen e projektligjit mbështetja për të bie, përfshirë edhe votuesit e republikanëve./ DW
Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të...
4 korriku, Dita e Pavarësisësë SHBA-së, është një festë fe...
Presidenti Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutu...
Zjarrfikësit në Greqi u përpoqën të enjten të kontrollonin...
Franca dhe Spanja i janë bashkuar një koalicioni vendesh q...
Një person në Finlandë goditi me thikë disa persona pranë ...
Avokati Arianit Koci, ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ësht...
Presidenti Trump do të flasë me Presidentin rus Vladimir P...
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga vala e të nxeht...
Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kry...
“Në një botë ku më të brishtët janë të parët që vuajnë e...
Autoritetet franceze kanë arrestuar një 18-vjeçar i cili p...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po u bën presion vendev...
Komisioni Evropian propozoi zyrtarisht një objektiv për ul...
Një valë e fortë nxehtësie përfshiu Evropën gjatë shtatë d...
Një shpërthim në një depo fishekzjarrësh në Kaliforninë ve...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e B...
Një shqiptar është kandidati në këtë garën për Bashkinë e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...