Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë tkurrin popullsinë në Kosovë
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vle...

Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme në Gjermani dhe Austri në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të dielën, sipas disa sondazheve.
Kështu, këto dy vende i bashkohen Holandës, çka jep shenjat e para se kthimi kah e djathta do të ndodhë në këtë institucion të BE-së.
Partia e qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të jetë sërish grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe që kandidatja e tij, Ursula von der Leyen të ketë edhe një mandat në krye të BE-së.
Megjithatë, asaj do të mund t’i duhet mbështetja e nacionalistëve të krahut të djathtë, sikurse ajo e partisë italiane, Vëllezërit e Italisë, e kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të siguruar shumicën në Parlament.
Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është e dyta me 16.5 për qind të votave, në krahasim me 11 për qind sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019, sipas një sondazhi të publikuar prej transmetuesit publik, ARD.
Tri partitë pjesëmarrëse në koalicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë shënuar humbje të votave në krahasim me të kaluarën, sipas sondazheve.
Rezultatet janë në linjë me ndryshimet veçse të pritura, në të mirë të partive të së djathtës në Parlamentin Evropian që i mbulon 450 milionë banorët e bllokut evropian.
Ndërkohë në Austri, Partia e Lirisë, po ashtu e ekstremit të djathtë, pritet të fitojë në zgjedhjet në këtë shtet, sipas sondazheve.
Sondazhet në Holandë, banorët e së cilës kanë votuar të enjten, tregojnë se partia nacionaliste dhe kundër migrimit, Geert Wilders, pritet të fitojë shtatë prej 29 ulëseve të ndara për këtë shtet në Parlamentin Evropian.
Parlamenti i ri Evropian pritet të ketë politika më të buta në luftim të ndryshimeve klimatike dhe më shumë përkrahje në masat për të kufizuar migrimin në bllokun evropian.
Parlamenti do të mund të jetë edhe më i përçarë, çka do të vështirësojë miratimin e ndonjë vendimi të rëndësishëm, teksa BE-ja përballet me një Rusi armiqësore dhe rritje të rivalitetit me Kinën, në fushën e industrisë.
Kjo nënkupton që kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ai francez, Emmanuel Macron, do të jenë më të dobët.
Votimet kanë nisur të enjten në Holandë dhe në disa shtete tjera të premten dhe të shtunën, por pjesa më e madhe e banorëve të BE-së kanë votuar të dielën.
Parlamenti Evropian voton për legjislacione që janë kyçe për qytetarët dhe bizneset në bllokun me 27 vende anëtare./ REL
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vle...
Një kandidat grek për deputet në Parlamentin Evropian ...
Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po...
Analistët në Malin e Zi e vlerësojnë mbështetjen e Komisio...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligji...
Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bhara...
Koreja e Jugut rifilloi transmetimet propagandistike me me...
Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryes...
Ballkani Perëndimor është duke u përballur me dezinfor...
Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër...
Trupi i pajetë i prezantuesit të njohur të televizioni...
Zgjedhjet e BE-së hyjnë në fazën vendimtare të dielën. Cil...
Aktivistët pro-palestinezëve kërkuan gjatë fundjavës d...
Gjatë një sulmi në Gazë të shtunën, forcat izraelite s...
Drejtori i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, Christ...
Presidenti Joe Biden ndodhet sot në Paris ku është pritur ...
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Doni...
Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festival...
Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një ndër temat kry...
Me 88 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veri...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...