Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi, siç tregoi, katër takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë dy ditëve të fundit në Moskë.
Dodik tha se u sigurua nga Putini se do të “mbeten në kontakt për të gjitha çështjet e marrëveshjeve të përbashkëta”, dhe se “për gjithçka që folën rreth aktiviteteve të përbashkëta, Putin tha: ‘do ta bëjmë’”.
“Ajo që duam të ofrojmë dhe kërkojmë nga Rusia në periudhën e ardhshme është një sërë çështjesh që mund të përshkruhen si një lloj mbështetjeje sigurie, për të mos përmendur garancitë nga Rusia për pozicionin tonë politik dhe territorial, dhe këtë e nxjerrim kryesisht nga fakti se Rusia është garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha Dodik në Moskë për mediat nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska.
Në një intervistë me Radio Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS), agjencinë Srna dhe Televizionin Alternativ (ATV), ai theksoi se Rusia “padyshim që mbështet qëndrimin e asaj marrëveshjeje, por jo të tjerët, siç është Franca, e cila po bën gjithçka për ta degraduar atë”.
Dodik ishte takuar me Putinin edhe më 1 prill, kur kishte udhëtuar në Moskë dhe ishte kthyer në Republikën Sërpska duke shmangur arrestimin, megjithëse Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar fletarrestim kombëtar për të, duke e akuzuar për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës.
Dodik deri më tani i është shmangur arrestimit brenda Bosnjës, pavarësisht se vendi ka 16 agjenci policore që kanë pushtetin për ta arrestuar atë.
Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.
Ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.
Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.
Ndërkohë, Dodik ishte në mesin e dhjetëra udhëheqësve botërorë që morën pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Moskë.
Përveç Dodikut, të vetmit udhëheqës evropianë që morën pjesë ishin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri sllovak, Robert Fico.
Putin dhe Vuçiq mbajtën takim dypalësh, në të cilin Putin vlerësoi se "dialogu ruso-serb po zhvillohet vazhdimisht" dhe se udhëheqjet e të dy vendeve janë në "kontakt të rregullt".
Takimi dypalësh midis Putinit dhe Vuçiqit në Moskë ishte takimi i parë zyrtar prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.
Parada në Moskë u dënua nga vendet perëndimore, të cilat e quajtën atë "propagandë", me të cilën Putini po përpiqet të justifikojë agresionin kundër Ukrainës./ REL
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pret...
Rreth 160,000 njerëz në Katalonjë, në verilindje të Spanjë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të shtun...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bisedoi me minis...
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Frie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot mbi ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendosi sanksione...
India dhe Pakistani kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme m...
Vendimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të marrë p...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do t'i propozojë par...
Udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Polonisë ...
Sekretari i thesarit të SHBA-së dhe negociatori kryesor tr...
Papa Leoni i XIV ka mbajtur ditën e sotme meshën e parë pa...
Ushtarët indianë dhe ata pakistanezë kanë shkëmbyer sulme ...
Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetë...
Ditën e sotme, Papa i ri, Leoni i XIV, do të mbajë me kard...
Kuvendi i Kosovës do të tentojë të konstituohet në seancën...
Një nga platformat më të mëdha të basteve crypto para zgje...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka uruar Papën e ri, Leoni ...
"Paqja qoftë me të gjithë ju!" këto janë fjalët e para t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...