Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja.
Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët nuk votuan për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
Votimi i fshehtë është propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura nuk mori 61 votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.
Çështja e votimit të fshehtë është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetjen e deputetëve nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
Ata argumentojnë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po teton që kryetari i ri i organit ligjvënës të zgjidhet me votim të fshehtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të marrë një “masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
Në vazhdimin e seancës konstituive më 31 maj, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozonin një emër për formimin e komisionit, duke bërë që seanca të ndërpritej.
Seanca do të vazhdojë pas 48 orësh, përkatësisht të hënën.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri tani, deputetët kanë kaluar dy pika të agjendës: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
PDK-ja dhe AAK-ja e shohin Haxhiun si figurë përçarëse dhe kanë kërkuar që të propozohet dikush tjetër, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat për këtë post të propozuar nga LVV-ja.
Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Përveç kryeparlamentarit, deputetët duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarët e organit ligjvënës në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit të përbërjes së nëntë parlamentare.
Dhe vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i konstituimit të Kuvendit, mund të ndërmerren hapa për formimin e qeverisë së re.
Kriza politike vjen pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë marrëveshjes mes tyre për të krijuar një shumicë në Kuvend.
LVV-ja doli e para në zgjedhjet e shkurtit duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.
Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët gjatë majit se gjatë procesit për formimin e Ekzekutivit të ri, ai do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione. Ai ka përmendur si partnerë të mundshëm pakicat dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që ka fituar tri ulëse në Kuvend./ REL
Deputetët e Kosovës do të tentojnë sot në orën 10:30 për h...
Kina nisi një anije kozmike që premton të kthejë mostra ng...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se do të urdhëroj...
Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar publikisht E...
Reshje të dendura shiu goditën sot jugun e prefekturës s...
Një tjetër që video qarkullon në mediat e huaja ka në foku...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka prit...
Gjykata Supreme e SHBA-së i ka hapur përsëri rrugën të pre...
Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Kinën për shkelje ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po bën...
Turqia ka propozuar të organizojë një samit me udhëheqësit...
Kohës së Elon Musk në administratën Trump po i vjen fundi ...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Mi...
Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen nd...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Sig...
Një gjykatë në Argjentinë ka anuluar gjyqin e shtatë punon...
Spanja po ecën përpara me planet për të zgjeruar ndalimet ...
Mediat izraelite raportojnë se, kryeministri i Izraelit, B...
Një terminal në Aeroportin Heathroë në Londër është evakuu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...