Ndahet nga jeta akademiku Minir Dushi/ Kurti kujton takimin e fundit me të
Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë lajmin e hidhur për ...

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të hënën se ka shkarkuar mbi dymbëdhjetë punonjës që patën punuar me çështjet hetimore ndaj Presidentit Donald Trump, duke vepruar kështu me shpejtësi për të ndëshkuar juristët që u përfshinë në proceset hetimore.
Masat e shpejta ndaj prokurorëve të karrierës që punonin në ekipin e prokurorit të posaçëm Jack Smith janë shenja më e fundit e ndryshimeve brenda Departamentit të Drejtësisë dhe reflektojnë vendosmërinë e administratës për të larguar nga qeveria punonjësit që i konsideron jobesnikë ndaj presidentit.
Masat u ndërmorën në kundërshti me normat dhe pasuan transferimin e disa zyrtarëve të lartë të karrierës në divizione të ndryshme. Tradita e deritanishme mundësonte që prokurorët e karrierës ta vazhdonin punën në departament përgjatë administratave të presidentëve të ndryshëm dhe nuk ndëshkoheshin për përfshirjen në procese delikate hetimore. Shkarkimi i zyrtarëve u njoftua se hyri në fuqi menjëherë.
“Sot, prokurori i përgjithshëm në detyrë James McHenry i dha fund punësimit të një numri zyrtarësh të Departamentit të Drejtësisë, të cilët patën luajtur një rol domethënës në procesin hetimor ndaj Presidentit Trump”, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë. “Për shkak të veprimtarisë së tyre, prokurori i përgjithshëm në detyrë nuk beson se këta zyrtarë do të veprojnë për të zbatuar me besnikëri axhendën e presidentit. Kjo masë është në përputhje me misionin për t’i dhënë fund përdorimit politik të qeverisë”.
Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët prokurorë do të prekeshin nga ky urdhër, apo se sa prej atyre që punuan me hetimet ndaj Presidentit Trump, do të vazhdonin në Departamentin e Drejtësisë. Nuk u mësua gjithashtu se sa prej prokurorëve të shkarkuar mund ta ankimonin masën me argumentin se departamenti nuk ka respektuar mbrojtjet për punonjësit e shërbimit civil në qeverinë federale.
Vetë prokurori i posaçëm Smith dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë më herët këtë muaj, pasi paraqiti një raport voluminoz për dy dosjet hetimore ndaj zotit Trump, për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Florida. Të paktën një prej anëtarëve kryesorë të ekipit të prokurorëve, Jay Bratt, gjithashtu dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë këtë muaj, pasi shërbeu si prokurori kryesor për çështjen e dokumenteve të klasifikuara.
Shkarkimet u njoftuan fillimisht nga kanali televiziv Fox News./ VOA
Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë lajmin e hidhur për ...
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë katër urdhra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi fushatën në kuad...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u kërkoi kët...
Dy persona nga Shqipëria janë arrestuar për vrasjen gjakft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon takimet në kuadë...
Studentët serbë që po bllokojnë ndërtesat universitare, bl...
Shkrimtari dhe studiuesi, Rexhep Qosja, në një shkrim të g...
27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e ...
Shtëpia e Bardhë bën me dije se Kolumbia ka rënë dakord të...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-...
Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrant...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të...
Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Sh...
LVV ka zhvilluar takim elektoral në Deçan. Kryeministr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një t...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbësh...
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkomb...
Bjellorusët dolën për të votuar të dielën në zgjedhje që p...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, kërkon që Ukraina të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...