GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Përfaqësues nga afro 200 vende ranë dakord të mërkurën në takimin e nivelit të lartë për klimën COP28 që të reduktojnë konsumin global të lëndëve djegëse fosile, për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike, duke sinjalizuar fundin e ardhshëm të përdorimit të naftës.
Marrëveshja e arritur në Dubai pas dy javësh negociatash të vështira kishte për qëllim t'u dërgonte një mesazh të fuqishëm investitorëve dhe politikanëve se bota është e bashkuar në synimin për të hequr dorë nga karburantet me bazë fosile, diçka që shkencëtarët thonë se është shpresa e fundit për të shmangur katastrofën klimatike.
Presidenti i konferencës COP28, Sulltan al-Jaber e quajti marrëveshjen "historike", por shtoi se suksesi i saj real do të varet nga zbatimi i saj.
“Ne duhet të marrim hapat e nevojshëm për veprime konkrete”, tha ai.
Shumë vende e vlerësuan marrëveshjen duke e cilësuar si një arritje për të cilën për dekada nuk ishte rënë dakord.
“Është hera e parë që bota bashkohet rreth një formulimi kaq të qartë mbi nevojën për të hequr dorë nga lëndët djegëse fosile”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Mbi 100 vende bënë përpjekje intenstive për një formulim të fortë në marrëveshjen e COP28-ës për t’i "dhënë fund" përdorimit të naftës, gazit dhe qymyrit, por hasën në kundërshtimin e prerë të grupit të vendeve prodhuese të naftës OPEC të drejtuar nga Arabia Saudite. OPEC-u këmbënguli se bota mund të pakësonte çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë, pa ndaluar disa lloje karburantesh.
Kjo betejë e zgjati konferencën me një ditë dhe disa vëzhgues po shqetësoheshin se negociatat do të përfundonin në ngërç.
Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës kontrollojnë gati 80% të rezervave të naftës në botë si edhe rreth një të tretën e prodhimit global të naftës dhe qeveritë e tyre mbështeten fuqimisht tek të ardhurat prej tyre.
Ndërkohë vendet e vogla ishuj, më të ekspozuarat ndaj ndryshimeve klimatike, ishin ndër mbështetëset më të zëshme të ndalimit gradual të lëndëve djegëse fosile dhe siguruan mbështetjen e prodhuesve kryesorë të naftës dhe gazit si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Norvegjia, si dhe Bashkimi Evropian dhe dhjetra vendeve të tjera.
"Ky është një moment kur multilateralizmi funksionoi dhe ku përfaqësuesit kanë lënë mënjanë interesat individuale në favor të së mirës së përbashkët," tha i dërguari i SHBA për klimën, John Kerry pas miratimit të marrëveshjes./ VOA
Pasaporta spanjolle është pasaporta më e mira për të p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar kë...
Një rrjet kriminal i përfshirë në trafikimin e qenieve...
Dy persona në Kosovë janë arrestuar për përdhunimin e ...
Dhjetëra njerëz janë lënduar në një valë sulmesh raket...
Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në S...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka th...
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në d...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se qe...
Vrasja e Liridona Ademjat do të hetohet nga prokurorja ser...
Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t'u thuhen data ko...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të së m...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton në favor të nj...
Drafti përfundimtar i marrëveshjes COP28 është publikuar n...
Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane v...
Hasan Bitmez, deputet i partisë Saadet në Turqi ka humbur ...
Gjykata e Lartë e Teksasit ka vendosur kundër kërkesës...
Mjekët në Tajvan kanë hequr më shumë se 300 gurë nga veshk...
Kryeministri i sapozgjedhur polak Donald Tusk u zotua të p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...