Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se "prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t'u bërë pjesë e BE-së" dhe shtoi se tani "ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së". Sipas kancelarit gjerman, kjo panoramë e përgjithshme është "shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Evropën dhe për t'ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës".
Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE-së, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.
"Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë", tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.
Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja "Beleri". Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësh. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeministrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për "korrupsion aktiv” për shitblerje votash.
Por kancelari gjerman e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t'ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje", tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria.
Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë. Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë./ DW
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në S...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka th...
Italia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në d...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se qe...
Vrasja e Liridona Ademjat do të hetohet nga prokurorja ser...
Shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk do t'u thuhen data ko...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të së m...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton në favor të nj...
Drafti përfundimtar i marrëveshjes COP28 është publikuar n...
Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane v...
Hasan Bitmez, deputet i partisë Saadet në Turqi ka humbur ...
Gjykata e Lartë e Teksasit ka vendosur kundër kërkesës...
Mjekët në Tajvan kanë hequr më shumë se 300 gurë nga veshk...
Kryeministri i sapozgjedhur polak Donald Tusk u zotua të p...
BIRN Serbia, shkruan se policia e Kosovës gjatë një vi...
SHBA ka vendosur sanksione ndaj qindra njerëzve dhe su...
Familjet e të zhdukurve nga Kosova kanë kërkuar nga au...
Qytetet e Bosnjës janë në krye të listës së qyteteve më të...
Një zëdhënëse e Alexei Navalnit tha se humbja e kontakteve...
Bashkimi Evropian pritet t’u kërkojë Kosovës dhe Serbi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...