VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.
Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.
Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.
Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
Sulmet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.
Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor.
Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm.
Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë vendosjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.
Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim nga KFOR-i.
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit për vizitën e Cholletit në Prishtinë u tha se ai do të bisedojë me zyrtarët kosovarë për një sërë çështjesh, përfshirë përpjekjet e SHBA-së për avancimin e integrimit të Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike.
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", përpara vizitës në Kosovë, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve do të çojnë në njohje reciproke mes tyre.
Pas qëndrimit në Kosovë, Chollet do të vazhdojë vizitën në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë./VOA
Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përf...
Anija gjermane "Humanity 1" u ankorua në portin italian të...
Në videon, që kanë shikuar edhe gazetarët e revistës "Moni...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beogra...
Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim ...
Claudio Campiti , 57 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të thërrasë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka reaguar në lidhje m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Kos...
Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka reaguar lidhur me s...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim dy p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjig...
Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-...
Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
EULEX konfirmon se një bombë çorientuese (shok-bombë) ësht...
Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...