Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...

"Deutsche Welle" dhe shërbimi turk i "Zërit të Amerikës" janë mediat më të fundit, faqet e internetit të të cilave janë bllokuar nga autoritetet turke. Analistët thonë se autoritetet turke kanë kohë që duan të bllokojnë mediat kritike, ndërsa pavarësisht kontrolleve të vendosura për internetin, banorët janë bërë të aftë t’i anashkalojnë.
Për gazetarët brenda Turqisë, vendimet e rregullatorit të medias për të bllokuar qasjen në faqet e internetit të shërbimit turk të "Deutsche Welle"-s dhe "Zërit të Amerikës", nuk janë befasi.
Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika”, ka luftuar kundër urdhrave të gjykatës dhe përpjekjeve të autoriteteve për bllokim që nga viti 2015.
“Kjo censurë, veçanërisht në internet, u rrit në Turqi pas vitit 2010. Viti 2015 ishte një pikë kthese; faqja jonë në internetit u bllokua për herë të parë, së bashku me 107 media të tjera në internet”, thotë Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika”.
Organi rregullator i medias turke, i njohur si RTUK, në fund të muajit qershor vendosi me një urdhër gjykate që të bllokonte qasjen për shërbimin në gjuhën turke të "Zërit të Amerikës" dhe "Deutsche Welle"-n pasi transmetuesit publikë ndërkombëtarë nuk aplikuan për licencat që rregullatori kishte kërkuar.
Turqia renditet pothuajse si Kina dhe Irani për censurën në internet. Por, edhe pse Ankaraja bllokon mijëra faqe interneti, përdoruesit e internetit janë bërë të aftë për të anashkaluar ndalimet.
“Që nga viti 2007, për 15 vitet e fundit, qeveria bëri 18 ndryshime në ligjin për internetin. Të gjitha këto 18 ndryshime ishin një përpjekje e re për të ndaluar ose mbyllur faqet në internet sepse përpjekjet e mëparshme kishin dështuar. Banorët kanë mësuar se si t’i shmangin këto ndalime”, thotë eksperte e teknologjisë.
Tani në Turqi, "Deutsche Welle" dhe "Zëri i Amerikës" në gjuhën turke janë ende të disponueshme në platformat e mediave sociale si "Twitter" dhe "YouTube".
Po ashtu këto dy media mund të lexohen në internet nëpërmjet programit “Tor”, i cili mbron identitetin dhe vendndodhjen e një përdoruesi.
Një tjetër mënyrë është edhe duke përdorur rrjetet private virtuale, të njohura ndyrshe si VPN, që krijojnë një lidhje të sigurt private midis një kompjuteri dhe internetit për të kapërcyer ndalimet qeveritare.
“Qeveria u përpoq të ndalonte të gjitha rrjetet private virtuale dhe ky ndalim është ende zyrtarisht në fuqi. Ky ndalim nuk është vetëm për njerëzit që duan të marrin informacione të ndryshme, por edhe për bizneset. Por ndalimi nuk zbatohet rreptësisht. Ka dhjetëra kompani që ofrojnë këtë shërbim. Unë për shembull paguaj 4 dollarë në muaj”, thotë Atilla Yesilada, analist politik në Turqi.
Organi rregullatori i medias turke thotë se shërbimi i "Zërit të Amerikës" në gjuhën turke dhe "Deutsche Welle" mund të rikthehen online vetëm nëse ata marrin një licencë. Por të dy transmetuesit thonë se kjo mund të lejojë qeverinë turke të censurojë përmbajtjen.
Edhe gazetari turk Ali Ergin Demirhan thotë se ky argument është i vërtetë, ndërsa vetë po vijon sfidën për të kundërshtuar urdhrat e shumtë të gjykatës që duan të censurojnë faqen e lajmeve në internet “Sendika”.
“Kemi pasur një numër rekord ndalimesh: 64 herë, jemi bllokuar”, thotë ai.
SHBA dhe Gjermania kanë dënuar ndalimet për transmetuesit e tyre.
Edhe Komisionit i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ka thënë se kjo masë është “në kundërshtim me vlerat demokratike”.
Por Ankaraja këmbëngul se sundimi i ligjit është thelbësor në një demokraci.
Pavarësisht masave për të censuruar mediat e lira, banorët në Turqi mund ta ndjekin ende "Deutsche Welle"-n dhe "Zërin e Amerikës" duke përdorur mëyra që anashkalojnë censurën./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të s...
Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veri...
Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i ci...
Një tjetër skandal i Hunter Biden, ka dalë në pah. Së ...
Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipol...
Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministr...
Vrasja e ish-Kryeministrit japonez, Shinzo Abe, gjatë ...
Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka urdhëruar që flamuj...
Një vendim i ri i qeverisë i lëshuar nga autoritetet g...
Qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç ka mir...
Ish-Presidentit Hashim Thaçi është vizituar nga prindë...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, për...
Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite (8.07.2022) ...
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia japoneze, pasi d...
Ministrat e ekonomive më të mëdha në botë (G20) kanë s...
Ndërkohë që shumica e vendeve të Bashkimit Europian ka...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geo...
Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshë...
Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...