52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, zhvilloi të premten një intervistë për rreth tetë orë me dyer të mbyllura në komisionin që po heton sulmin e dhunshëm në Kapitol më 6 janar.
Intervista u përqendrua te roli i tij për të parandaluar ish-Presidentin Donald Trump që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, si dhe t'i bashkohej turmës së njerëzve drejt Kapitolit.
Zoti Cipollone, dikur një nga njerëzit e besuar të Presidentit Trump, i cili e kishte mbrojtur atë gjatë procesit të parë në Kongres, që synoi shkarkimin e tij nga detyra, fillimisht kishte hezituar të paraqitej zyrtarisht për një intervistë të regjistruar.
Mbetet e paqartë se sa informacione ka ndarë ai të premten me ligjvënësit e komisionit dhe nëse ka përdorur privilegjin ekzekutiv për të mos dhënë informacione rreth bisedave që ka zhvilluar me ish-presidentin.
Komisioni e ka konsideruar zotin Cipollone një dëshmitar kyç nisur nga disa dëshmi të rëndësishme që kanë vënë në pah përpjekjet e tij, në dukje të dëshpëruara, për të parandaluar veprimet e zotit Trump. Në disa dëshmi ligjvënësve iu tha se zoti Cipollone kishte paralajmëruar se ndaj presidentit mund të ngriheshin aq shumë akuza penale, “aq sa mund të ta rrokte mendja”, nëse ai do të shkonte në Kapitol më 6 janar të vitit 2021.
Në një letër që shoqëronte fletëthirrjen për t’u paraqitur në komision, ligjvënësit shkruanin se pozita e zotit Cipollone për të dëshmuar është unike.
"Zoti Cipollone ngriti në mënyrë të përsëritur jo vetëm shqetësime ligjore, në lidhje me veprimet e Presidentit Trump më 6 janar, si dhe në ditët që i paraprinë", tha nëpërmjet një deklarate kryetari i komisionit, ligjvënësi demokrat Bennie Thompson.
“Ndërsa vlerësojmë angazhimin e mëhershëm jozyrtar të zotit Cipollone me hetimin, komisioni kërkon të dëgjojë prej tij, zyrtarisht, sikurse ka bërë me ish-këshilltarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë në të shkuarën”, shtonte ai.
Roli i zotit Cipollone u soll në vëmendje gjatë një seance të papritur të komisionit javën e kaluar, kur ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, foli rreth përpjekjeve të tij, të përsëritura, për të ndaluar zotin Trump që t'i bashkohej turmës që po marshonte drejt Kapitolit.
Zonja Hutchinson tha se zoti Cipollone i kishte kërkuar asaj që të bindte shefin e saj direkt, shefin e personelit Mark Meadows, që të mos e linte zotin Trump të shkonte në Kapitol.
Zonja Hutchinson dëshmoi se asaj i ishte thënë se zoti Trump u inatos kur nuk u la nga ekipi i tij i sigurisë që të shkonte në Kapitol atë ditë. Shërbimi Sekret ka kundërshtuar atë pjesë të dëshmisë së saj kur zonja Hutchinson pretendon se ka pasur një acarim mes ish-Presidentit dhe një punonjësi të Shërbimit Sekret brenda makinës presidenciale. Sipas saj, zoti Trump është përpjekur t’i marrë atij me forcë timonin e makinës.
Zoti Cipollone ka qenë pjesë e një takimi të rëndësishëm të zhvilluar një ditë përpara 6 janarit me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë në Shtëpinë e Bardhë. Ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë, kërcënuan se do të jepnin dorëheqjen nëse zoti Trump do të vazhdonte me planet për të vendosur një prokuror të ri në detyrë, në krye të Departamentit, i cili mbështeste pretendimet e tij të rreme për manipulim të zgjedhjeve.
Sipas një deponimi në komision, gjatë atij takimi, zoti Cipollone i ishte referuar një letre të propozuar që bënte pretendime të rreme për manipulime, si një "pakt për vetëvrasje" politike.
Në fillim të kësaj jave, zoti Trump iu përgjigj njoftimeve rreth bashkëpunimit të zotit Cipollone me komisionin, në platformën e medias sociale “Truth Social”, duke e quajtur vendimin një gjë të keqe për vendin.
“Përse një President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të dëshironte të zhvillonte biseda të sinqerta dhe të rëndësishme me këshilltarin e tij në Shtëpinë së Bardhë, nëse ai do të mendonte se kishte qoftë edhe një mundësi që ky person, që në thelb vepron si 'avokat' për vendin, mund të sillej një ditë përpara një komisioni partiak në Kongres dhe haptazi armiqësor”, shkruante ish-presidenti./voa
Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministr...
Vrasja e ish-Kryeministrit japonez, Shinzo Abe, gjatë ...
Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka urdhëruar që flamuj...
Një vendim i ri i qeverisë i lëshuar nga autoritetet g...
Qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç ka mir...
Ish-Presidentit Hashim Thaçi është vizituar nga prindë...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, për...
Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite (8.07.2022) ...
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia japoneze, pasi d...
Ministrat e ekonomive më të mëdha në botë (G20) kanë s...
Ndërkohë që shumica e vendeve të Bashkimit Europian ka...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geo...
Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshë...
Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e nj...
Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez, Shinz...
Presidenti rus Vladimir Putin kritikon Perëndimin se p...
Gara për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e kr...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar...
Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana, v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...