
Më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.
Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet e saj diplomatike se në këtë takim pritet të diskutohet për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë për çështje të tjera, me mundësinë e përfshirjes në diskutime edhe të çështjes së dinarit serb.
Këtë takim e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, emisari amerikan tha se pret që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në këtë takim.
Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, ndërkaq ai i Serbisë është Petar Petkoviç.
Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel në fund të shkurtit. Por, në atë takim, ku Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, nuk pati ndonjë rezultat.
Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë parasysh ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.
Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja po kërkon që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të dialogut që ajo ndërmjetëson.
Kosova ka thënë se çështja e dinarit është teknike dhe nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve. Ndërkaq, Serbia kërkon një zgjidhje politike për këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk do të zhbëhet, por pas takimit të enjten, Escobar tha se kryeministri kosovar i ka premtuar se do të shqyrtojë disa propozime të tij lidhur me këtë çështje.
Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Ndërkaq, sa i përket Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit – që u arrit vitin e kaluar – BE-ja ka thënë se palët nuk kanë nisur ta zbatojnë atë. Kosova akuzon Serbinë për pengim të kësaj marrëveshjeje.
Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./ REL
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një projektligj ...
Rusia ua ka ndaluar hyrjen mbi 200 qytetarëve amerikanë, p...
Kremlini tha sot se komentet që bëri Presidenti Vladimir P...
Ukrainës po i mbarojnë municionet për luftën ndaj Rusi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërku...
I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizi...
Parlamenti Evropian ka paditur Komisionin për 10.2 miliard...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mediat raportojn...
Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të ...
Danimarka ka njoftuar planet për të rekrutuar gratë në shë...
Prodhuesi i cigareve "Marlboro", Altria Group, thotë se do...
Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut ...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave...
Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë...
Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën vonë se nuk sheh ndonjë t...
Shqipëria publikoi të hënën raportin për Parkun Kombëtar t...
Disa politikanë të koalicionit qeverisës bashkë me kristia...
Pse sektori i energjisë diellore ka nevojë për më shumë fo...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Malin e Zi në orë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...