Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Këshilli Evropian miratoi të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e Shqipërisë.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila e cilësoi vendimin si arritje historike për Shqipërinë.
Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.
“Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.
Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Zyra e BE-së tha se ndihma ka për qëllim rritjen e efektivitetit operacional të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.
Sipas saj, këto fonde do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.
Kryediplomati në shkuarje i BE-së, Joseph Borrell, ka deklaruar se Shqipëria është partnere e besueshme për siguri.
“Vendimi është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, ka thënë Borrell.
Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, Shqipëria do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik.
Forca tokësore shqiptare do të pajisjet me mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe pavarësisht kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve.
Rreth tre muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka hartuar strategjinë ushtarake 2024-2033, sipas së cilës, deri në vitin 2033, në radhët e ushtrisë shqiptare të shërbejnë mbi 9 mijë e 500 vetë, nga rreth 6 mijë e 500 sa janë aktualisht.
Gjatë samitit të mbajtur në Uashington ditë më parë, për 75-vjetorin e NATO-s, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nënshkrimi i marrëveshjes konsiderohet mbështetje drejt vizionit që ka Shqipëria për Korridorin VIII si edhe të projektit për ndërtimin e Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pati thënë në qershor se Shqipëria është e vendosur për të transformuar forcat dhe kapacitetet ushtarake.
Sipas tij, deri në vitin 2030 Shqipëria do të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”./ Rel
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zbuluar se si paraqit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leksaj ka pyetur...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar sot në Kuvend s...
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga...
Kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami ka folur për hartë...
Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka raportuar punë...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i është drejtuar me n...
Fredi Beleri ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kr...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po bën r...
Sot në Kuvend, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka raportu...
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani i është përgjigjur pyetjev...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka raportuar në Kuv...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në Kuve...
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, është ac...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i është përgjigjur opozi...
Në seancën e sotme plenare, deputeti Edi Paloka pyeti ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka prezantuar në Kuvend ...
Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për m...
Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar ko...
Për çështjen "McGonigal" deputetja e PD-së, Albana Vok...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...