I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një seri krizash, në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar, dhe kjo ndoshta do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Dhe këto kriza nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me ato që kishte planifikuar qeveria gjermane kur nisi punën në dhjetor 2021.
Tri sfidat kryesore me të cilat do të përballet qeveria gjermane janë: vazhdimi furnizimit të sigurt me energji të vendit megjithë çmimet në rritje, nxitja e kohezionit social, mbështetja për paqen në kohë lufte dhe përcaktimi më i qartë i drejtimeve të politikës së jashtme, sidomos kundrejt Kinës.
Në një artikull të përbashkët në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" kryetarët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët shkruajnë: "Ne duam ta bëjmë Gjermaninë më sociale dhe të drejtë, më moderne dhe digjitale, më konkurruese dhe neutrale."
Sigurimi i furnizimit me energji
Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion 200 miliardë euro për të siguruar gjatë këtij dimri dhe atij të ardhshëm furnizimin me energji të popullsisë gjermane pas ndërprerjes pothuajse të plotë të furnizimeve me naftë, gaz dhe qymyr nga Rusia.
Gjermania zgjeron kapacitetet për furnizimin me gaz të lëngshëm
Kancelari Olaf Scholz (SPD) deklaroi në një intervistë për grupin mediatik "Funke" se e konsideron të pamundur që çmimet e energjisë të bien në nivelin që ishin para luftës Ukrainë-Rusi. "Ne ndoshta nuk do të kthehemi te çmimet e ulëta që kishim para luftës, por situata do të mbetet e menaxhueshme sepse do të kemi në dispozicion mundësi të reja importi”, është shprehur ai. Gjermania sipas tij do të mbetet një vend industrial i fortë dhe i suksesshëm.
Kjo kërkon edhe zgjerimin e shpejtë të energjive të rinovueshme, por në këtë drejtim në koalicionin qeveritar kishte shumë mosmarrëveshje në 2022-shin.
Kohezioni shoqëror
Qeveria gjithashtu duhet të shpenzojë shumë energji për të forcuar kohezionin social në kohë krizash dhe pasigurish të mëdha në radhët e popullatës. Zbulimi kohët e fundit i një grushti të planifikuar shteti nga grupi ekstremist i djathtë "Reichsbürger" i alarmoi gjermanët.
Arrestimi i një anëtari të grupit ekstremist i djathtë "Reichsbürger"
Në vitin 2023 qeveria duhet t'i bëjë edhe më të qarta dhe mbi të gjitha në mënyrë uniforme furnizimet me armë dhe mënyrën e solidaritetit për Ukrainën. Sipas një studimi të fundit shumë vetë janë skeptikë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, nëse kjo çon në çmime më të larta të energjisë në Gjermani. Skepticizimi është veçanërisht i lartë në Gjermaninë Lindore.
Politikë e njësuar ndaj Rusisë dhe Kinës
Politika ndaj Kinës dhe Rusisë mbetet vërtetë një nga detyrat e rëndësishme për qeverinë gjermane për vitin 2023. Sipas ekspertit të partisë kristian-demokrate, CDU, Roderich Kiesewetter qeveria ka për detyrë "të diversifikojë furnizimin e vendit me energji, të shkëputet nga zinxhirët e prodhimeve të lira nga Kina, të diversifikojë më mirë dhe të njohë qasjen agresive dhe hibride të Kinës. Vitet e ardhshme, Kina do ta sulmojë ushtarakisht Tajvanin - prandaj tani duhet të reduktojmë ndjeshëm varësitë dhe ndikimin e Kinës sa më shpejt të jetë e mundur."
Takimi i kancelarit Olaf Sholc me Xi Jinping në fillim të nëntorit 2022 në Kinë
Vizita e kancelarit Olaf Sholc në fillim të nëntorit 2022 në Kinë shkaktoi pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar. Kjo ishte vizita e parë në Kinë e një udhëheqësi perëndimor që nga rizgjedhja e diskutueshme e Presidentit Xi Jinping më 23 tetor.
Po ashtu megjithë kritikat e ashpra, si për shembull nga ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (të Gjelbërit), kancelari i lejoi kompanisë kineze të transportit Cosco të blinte një pakicë aksionesh në një kompani që administron terminalet në portin e Hamburgut. Njësimi i kursit ndaj Pekinit është një tjetër sfidë e madhe për qeverinë gjermane në vitin 2023./ DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje NA...
Një bombë ka shpërthyer në aeroportin ushtarak të Kabulit, k...
Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar n...
Sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore u dëgjuan në Vi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur s...
Kryeshefat ekzekutivë janë bërë influencues , sipas nj...
Përgjatë gjithë historisë skena politike ka qenë gj...
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të L...
Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e ti...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se zyr...
Transmetuesja pioniere televizive amerikane, Barbara W...
Media gjermanishtfolëse vazhdon të fokusohet tek zhvil...
Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përb...
Një person ka grabitur një mini-market në Liosia të Greqis...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që pasagjerët që vijnë ng...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka pasur g...
Dhjetë muaj pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, pjesa më ...
Një sulm me raketa militante në lindje të Sirisë që ki...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...