web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarm për bombë në Kuvend, deputetët largohen nga salla

5 Korrik 2025, 11:19, Kosova & Bota CNA

Alarm për bombë në Kuvend, deputetët largohen nga salla

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës, pasi kanë marrë një alarm për bombë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Deputetët ishin mbledhur për të zhvilluar seancën e 42-të për konstituimin e Kuvendit.

“S’po dimë çka po ndodh realisht. Na kërkuan me dalë. Policia tha se për shkak të masave të sigurisë duhet të evakuohet stafi”, ka thënë Tahiri për mediat.

“Tash ka një kërcënim. Besoj se më tutje jep policia sqarime”./ CNA





Lajmet e fundit nga