Bosnje-Hercegovinë: Vend kandidat i BE-së falë gjeopolitikës
Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje...

Kur energjia elektrike është ndërprerë në një festë të organizuar në hotelin Otel, në fundjavën e parë të dhjetorit në Kiev, gratë dhe burrat që kanë qenë aty, nuk e kanë parë këtë gjë si problem dhe kanë vazhduar të këndojnë sipas dëshirës së tyre.
Ndërkohë ata kanë nisur të bërtasin “Putin është irritues” – slogan që daton prej vitit 2014, kur tifozët e futbollit kanë brohoritur njëjtë nëpër stadiume futbolli.
Vazhdimi i festës ka qenë vetëm një prej qindra akteve të tjera të ukrainasve për të sfiduar sulmet e vazhdueshme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë.
Këto sulme tani janë bërë pjesë e “normales së re jonormale” – bashkë me shumë situata tjera që ukrainasit nuk i kanë përjetuar para nisjes së luftës.
Prej fillimit të tetorit, Rusia ka nisur një mori sulmesh me raketa dhe dronë në infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke lënë banorët pa rrymë, ujë dhe ngrohje.
Sulmi i fundit i tillë është raportuar më 15 dhjetor.
Moska e ka hapur këtë front të ri të luftës kundër Ukrainës, pasi është përballur me një mori humbjesh në fushëbetejë, me shpresën që teksa dimri afrohet, kushtet e rënda do t’i bëjnë ukrainasit të dorëzohen.
Mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.
Këto lloj sulmesh kanë zemëruar Perëndimin.
“Sulmet që kanë shënjestër infrastrukturën civile, me qëllimin që burrat, gratë dhe fëmijët të mbesin pa ujë, rrymë dhe ngrohje, përbëjnë terror të pastër”, ka thënë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në tetor.
Më 7 dhjetor, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar për mundësinë e një “apokalipsi” nëse Ukraina vazhdon të përballet me sulme të tilla.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky dimër mund të “rrezikojë jetën e miliona njerëzve”, sidomos atyre që jetojnë në fshatra dhe në qytetet afër zonave të konfliktit.
Mirëpo teksa qytetarët, autoritetet dhe kompanitë e energjisë mësojnë si të përballen me ndërprerjet e energjisë dhe problemet tjera që shkaktohen nga mungesa e saj, ka indikacione në rritje që fokusi i Moskës në energji, do të jetë në rënie.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos mbijetesës”, ka thënë Tymofiy Mylovanov, ish-ministër i Ekonomisë, që tani është këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një përgjigje për Radion "Evropa e Lirë".
Në një bodrum që tani ai e shfrytëzon edhe si strehë, edhe si sallë ligjërimi, Mylovanov ka thënë se muajt e fundit e fundit i ka kaluar “duke e transformuar klasën në qendër për instalim të gjeneratorëve dhe pllakave satelitore, si dhe duke mbushur rezerva uji”.
Tani universiteti ku ai ligjëron, Shkolla e Kievit për Ekonomi, ka rrymë, ngrohje dhe qasje në internet, duke mundësuar vazhdimin e punës edhe kur ndizen alarmet në Kiev, por edhe kur sulmet ruse lënë gjysmën e qytetit në terr.
“Hera e fundit kur kemi pasur kaq shumë studentë ka qenë para pandemisë së koronavirusit”, ka thënë ai.
Mylovanov, i cili e ka pranuar se këto avancime nuk do të ishin të mundshme pa mbështetje financiare të partnerëve ndërkombëtarë të universitetit, ka thënë se një prej synimeve të tyre “është që të tjerët të mësojnë se përgatitjet janë të mundshme edhe në skenarët më të këqij”.
Megjithatë sulmet vazhdojnë të shkaktojnë probleme të mëdha logjistike dhe materiale në infrastrukturën ukrainase të energjisë.
Pas një goditjeje të madhe ruse, që ka lënë miliona njerëz pa rrymë dhe ujë në Kiev më 23 nëntor, Zelensky ka prezantuar një plan për përgatitje në raste të situatave emergjente.
Jo shumë larg prej Shkollës së Kievit për Ekonomi, një pikë e ngjashme është hapur së fundi në një shkollë fillore.
Secili mund të shkojë aty për t’u ngrohur, për të mbushur bateritë e telefonave, për të siguruar ujë, ka thënë Hanna Khimich, administratore e shkollës që mbikëqyr objektin.
Ndonëse në kohën kur Radio "Evropa e Lirë" e ka realizuar një vizitë, objekti ka qenë i thatë, ai nuk është dukur si vend që ofron mbrojtje adekuate në rast të “apokalipsit” që ka përmendur Klitschko.
Sikur edhe shumë pika të tilla në Ukrainë për ofrim të ndihmës, shkolla ka gjeneratorë, por nuk ka naftë për ta vënë atë në funksion.
Mylovanov beson se këto pika, megjithatë, përbëjnë “përgjigje realiste”, pasi as autoritetet shtetërore dhe as ato lokale nuk kanë pasur mundësi që të krijojnë qendra për ndihmë brenda javësh.
Shërbimi Shtetëror për Emergjenca ka thënë se komunitetet lokale kanë krijuar mbi 5.000 pika të tilla dhe mbi 100.000 njerëz i kanë përdorur ato.
Të tjerë besohet se janë përgatitur paraprakisht.
Që në stinë të vjeshtë, ukrainasit kanë blerë rroba të trasha, qirinj, bateri të jashtme për telefona, stufa me gaz dhe rezervuarë uji.
Edhe restorantet dhe kafiteritë e Kievit janë adoptuar shpejtë, shumica prej tyre kanë gjeneratorë për rrymë, si dhe janë pajisur me pajisje për ngrohje që funksionojnë me gaz.
Secili që tenton të ecë në errësirë për të shijuar një gotë filxhan me kafe, e di se këto zgjidhje të improvizuara e kanë koston e vet.
Numri i personave të vdekur në aksidente trafiku në Kiev është gjashtëfishuar prej kur kanë nisur problemet me energji, kanë thënë zyrtarët policorë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më shumë se 2.500 zjarre janë shkaktuar në Ukrainë si pasojë e tentimeve për të bërë zgjidhje me burime alternative të energjisë./REL
Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje...
Gjatë një reagimi për "Newsweek", ambasadorët e Serbisë dh...
Tashmë ka ardhur koha të pyetet nëse Vladimir Putin është ...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
Një 15-vjeçar vrau veten me një plumb në kokë pasditen...
Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se ...
Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyte...
Pas protestës së serbëve, në kufi me veriun e Kosovës ka r...
Katari mohoi përsëri të dielën se është i përfshirë në një...
Në anën serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes K...
Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, një në ...
Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëves...
Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forc...
Disa protestues kanë nisur të mblidhen të dielën afër ...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ...
Në përpjekje për të reduktuar shtatzënitë e padëshirua...
Sipas kancelarit gjerman ka gjasa për bisedime me Puti...
Një sulm tragjik ndodhi ditën e sotme pranë qytetit të pas...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën ...
Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në br...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...