Përplasja e re Serbi-Kosovë rrezikon një luftë te re në Ballkan
Gjatë një reagimi për "Newsweek", ambasadorët e Serbisë dh...

Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje-Hercegovina nuk luan më ndonjë rol. Tmerri i luftës së Bosnjes dhe gjenocidi në Srebrenicë janë harruar në masë të madhe dhe zbehur. Ky vend ndodhet prej kohësh në një paralizë politike, kartelet politike etno-nacionaliste të tri etnive, boshnjake, serbe dhe kroate pengojnë gati të gjitha reformat, njerëzit e braktisin vendin me shumicë. Në këto kushte as nuk mendohej më për integrimin europian sipas premtimit të para dy dekadave.

Por tani B-H është vend kandidat i BE-së. Në samitin e Brukselit, krerët e shteteve dhe qeverive europiane vendosën për këtë, gjashtë vjet pas ky vend aplikoi për anëtarësimin në BE, por nuk zbatoi asnjë nga reformat e kërkuara. Megjithatë, pa asnjë dallim politikanët gjermanë e vlerësojnë pozitivisht këtë vendim, "si një sinjal shumë pozitiv për njerëzit në Bosnje-Hercegovinë" dhe një hap "që duhej të bëhej prej kohësh". DW iu drejtua me pyetje ndër të tjera Boris Mijatovic (Të Gjelbrit), Adis Ahmetovic dhe Jasmina Hostert (SPD) si edhe Thomas Hackerit (FDP) - katër politikanë që angazhohen për këtë rajon.

Asnjë nga politikanët nuk është i mendimit se dhënia e statusit kandidat është rezultat i progresit të zhvillimit institucional dhe demokratik të këtij vendi. Si arsye shikohet dimensioni gjeopolitik dhe shqetësimi për stabilitetin dhe sigurinë në Europë. "Lufta agresore kundër së drejtës ndërkombëtare që nisi Rusia në Ukrainë ka sjellë dinamika të reja në politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit në BE, të cilat pa këtë luftë nuk do të kishin këtë ritëm", thotë Thomas Hacker, raportues i FDP-së për vendet e Ballkanit. "Te kjo dinamikë bën pjesë pa dyshim edhe statusi i vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën."
Edhe politikani i gjelbër, Boris Mijatovis është i mendimit se "kemi të bëjmë me një situatë gjeopolitike serioze, që u krijua dhe ashpërsua pas sulmit të Federatës Rusë ndaj një fqinji sovran." Nëse BE nuk e bën realitet premtimin e saj, atëherë boshllëku do të mbushet nga vende të tjera si "Rusia, Kina apo të tjerë", tha Mijatovic për DW. Deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Adis Ahmetovic thotë se Ballkani Perëndimor duhet të "konsiderohet një rajon me rëndësi gjeopolitike dhe integrimi në BE duhet të çohet përpara." Ahmetovic paralajmëron, se Ballkani nuk duhet të bëhet një portë e hapur për konfliktin tjetër në Europë.
Motivim për politikën e brendshme
Në të njëjtën kohë dhënia e statusit kandidat mund të kthehet në një impuls të madh për të zhvilluar më tej demokracinë dhe shtetin ligjor në vend, theksojnë politikanët gjermanë. "Lidershipi politik i vendit duhet ta përdorë këtë vendim tani për të zbatuar reformat e nevojshme", thekson politikani liberal, Thomas Hacker. "Statusi i vendit kandidat duhet të bëhet motivim për përpjekje edhe më të mëdha."
Këtë e shpreson edhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. Për DW ai tha se "ky është një shans unik për Bosnje-Hercegovinën. Statusi kandidat është një hap vendimtar për afrimin me BE dhe një të ardhme si vend anëtar i BE."
Por Schmidt paralajmëron, se ky vend duhet të jetësojë premtimin për t'u kthyer në një vend multietnik prosperues dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit e vet. Politikani gjerman i CSU, Schmidt premton një angazhim më të madh të BE. Edhe deputetja e Bundestagut, socialdemokratja Jasmina Hostert është e mendimit që BE duhet të angazhohet më shumë në Bosnje-Hercegovinë. "Përpjekjet për reforma merren në konsideratë nga BE dhe ajo e mbështet Bosnje-Hercegovinën në tejkalimin e krizave që kemi në Europë." Por tani është koha që fjalët të bëhen vepra. "Pas 20 vitesh perspektivë është koha për më shumë se hapja e një horizonti."/DW
Gjatë një reagimi për "Newsweek", ambasadorët e Serbisë dh...
Tashmë ka ardhur koha të pyetet nëse Vladimir Putin është ...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
Një 15-vjeçar vrau veten me një plumb në kokë pasditen...
Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se ...
Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyte...
Pas protestës së serbëve, në kufi me veriun e Kosovës ka r...
Katari mohoi përsëri të dielën se është i përfshirë në një...
Në anën serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes K...
Me dy hetime paralelisht kundër kandidimit të saj, një në ...
Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëves...
Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forc...
Disa protestues kanë nisur të mblidhen të dielën afër ...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ...
Në përpjekje për të reduktuar shtatzënitë e padëshirua...
Sipas kancelarit gjerman ka gjasa për bisedime me Puti...
Një sulm tragjik ndodhi ditën e sotme pranë qytetit të pas...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën ...
Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në br...
Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur i shqetës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...