Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Ministri federal i Punës, Hubertus Heil, nuk pret që norma e kontributit për pensione të rritet tepër. Por pas vitit 2025 mund të ketë rritje.
Pas skadimit të rregullave të tanishme për kufizimet, norma do të "rritet pak", tha Heil në fundjavë për mediat gjermane. Sigurimi i pensioneve nënkupton se norma e kontributeve mund të mbetet e njëjtë deri në vitin 2026 - sepse kemi një rritje më të ngadaltë të jetëgjatësisë për shkak të pandemisë korona.
Aktualisht ka rreth pesë milionë më shumë punonjës që paguajnë kontribute sociale, se sa parashikohej para dhjetë vitesh, tha Heil. Si rezultat, norma e kontributit mund të mbahet në nivelin e mëparshëm për një kohë më të gjatë sesa që pritej.
Kur priten rritjet e kontributeve
"Norma e pagesave do të rritet pak në gjysmën e dytë të viteve 2020”, tha ministri i SPD. "Qëllimi im është të parandalohet një rritje e madhe”. Kjo është e mundur "nëse bëjmë detyrat e shtëpisë dhe sigurojmë numrin e duhur të punëtorëve të kualifikuar" dhe ai duke shtuar se duhet të "ulim kontributet" edhe përmes pensionit aksionar.
Koalicioni i tanishëm qeveritar planifikon të sigurojë të ashtuquajturën linjë ndalimi në nivel pensioni, e cila siguron një nivel pensioni prej 48 për qind të rrogave, deri në vitin 2025. Linja e dytë e kufizimeve synon që pagesat për sigurime sociale dhe pensione të mos kalojnë kontributet prej më shumë se 20 për qind edhe pas vitit 2025.
Vdekja lehtëson fondet!
Heil mbrojti planet e ministrit të Financave Christian Lindner (FDP) për të marrë fillimisht borxhe në vlerë prej dhjetë miliardë eurosh, në mënyrë që t'i investojë ato në tregun e kapitalit dhe të përdorë të ardhurat për të ulur kontributet e pensioneve nga mesi i viteve 2030. Sipas tij, këtu bëhet fjalë për investime afatgjata për të garantuar pensionet.
Edhe kryetarja e Shoqatave të Sigurimeve të Pensioneve, Gundula Rosbach, tha në "Intervistën e javës" në Radio Bavareze se financat e fondeve të pensioneve po zhvillohen më mirë sesa pritej. Kjo do të thotë se norma aktuale e kontributit prej 18.6 për qind të pagave bruto mund të mbetet e qëndrueshme deri në vitin 2026.
RoBbach gjithashtu vuri në dukje se shpenzimet e fondeve të pensioneve do të rriten më pak në të ardhmen e afërt sesa ishte parashikuar. Jetëgjatësia për ne në Gjermani po rritet, por shumë më ngadalë sesa mendonim disa vite më parë.
Fakti që jetëgjatësia po rritet më ngadalë sesa pritej, është pjesërisht për shkak të numrit relativisht të lartë të vekjeve nga korona te pjesa më e vjetër e popullsisë. Edhe koha jashtëzakonisht e nxehtë gjatë verës në vitet e fundit ka rezultuar me një vdekshmëri më të lartë te të moshuarit. Ky zhvillim, në thelb për keqardhje, lehtëson fondet e pensioneve, sipas RoBbach./ DW
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Disa persona u grumbulluan dhe shqyen posterët e presi...
Autoritetet e Bangladeshit po hetojnë shkakun e një zj...
Politikanët e krishterë në Irak po përpiqen të rrëzojn...
Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për ri...
Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë edhe përreth qytetit uk...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëme...
Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ka...
Shtetet kanë arritur marrëveshje historike për të mbro...
Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kua...
Shumica e gjermanëve janë të mendimit, se Ukraina duhe...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pë...
Lajm i mirë nga Ballkani. Dhe ky nuk është fillimi i n...
Sot në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësis...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...