Sveçla: Identifikohet numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvend
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, k...

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva në enklavën e rrënuar nga lufta.
Sulmet ndodhën ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitej të udhëtonte drejt Uashingtonit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim shtyrjen përpara të përpjekjeve për një armëpushim.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit tha se kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të shtunën mbrëma dërgimin e ndihmave në pjesën veriore të Gazës, ku civilët po vuajnë nga mungesa e theksuar e ushqimit.
Zyrtari nuk dha më shumë hollësi dhe foli në kushte anonimiteti.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar një plan për një armëpushim fillestar 60-ditor, që do të përfshinte lirimin e pjesshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të shtimit të ndihmave humanitare në Gazë.
Marrëveshja e propozuar parashikon edhe bisedime për përfundimin e plotë të luftës 21-mujore.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera.
Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 57.000 palestinezë.
Izraeli godet dhjetëra objektiva
Sipas drejtorit të Spitalit Shifa, Mohammed Abu Selmia, 20 njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi Izraeli goditi dy shtëpi në qytetin e Gazës.
Në jug të Gazës, 13 palestinezë u vranë nga sulmet në zonën Muvasi, një rajon pranë Mesdheut ku shumë të zhvendosur jetojnë në tenda, sipas zyrtarëve të Spitalit Nasser në qytetin fqinj Han Junis.
Pesë nga të vrarët ishin anëtarë të së njëjtës familje, sipas spitalit. Ushtria izraelite nuk i komentoi sulmet individuale, por tha se ka goditur 130 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.
Ajo deklaroi se objektivat përfshinin struktura komanduese dhe kontrolluese të Hamasit, depo armësh, raketahedhës dhe se ka vrarë disa militantë në veri të Gazës.
Bisedimet për marrëveshjen për armëpushim
Sulmet ndodhën në një kohë kur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim duket se kanë fituar vrull.
Zyra e kryeministrit Netanyahu tha se Qeveria izraelite do ta dërgojë një ekip negociator për bisedime të tërthorta në Katar të dielën, duke shtuar se Hamasi po kërkon ndryshime të “papranueshme” në propozim. Bisedimet e planifikuara në Katar vijnë pak para vizitës së planifikuar të Netanyahut të hënën në Uashington, ku do të takohet me presidentin Trump për të diskutuar marrëveshjen.
Nuk është e qartë nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje para takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Hamasi ka kërkuar garanci që armëpushimi fillestar do të çojë në përfundimin e plotë të luftës dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.
Negociatat e mëparshme janë bllokuar për shkak të kërkesës së Hamasit për garanci që bisedimet do të çojnë në përfundimin e luftës, ndërsa Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli do t’i rinisë luftimet për ta arritur çrrënjosjen e plotë të Hamasit./ Rel
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, k...
Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i ...
Qindra shpëtimtarë janë angazhuar për t’i kërkuar njerëzit...
Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfa...
Një Boeing 737 i Ryanair u evakuua në pistën e aeroportit ...
Ndërsa Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njofto...
Eksportet në SHBA janë shumë të rëndësishme për ekonominë ...
Rreth një të pestën e kohës, një shofer adoleshent përdor ...
Insektet po pushtojnë SHBA-në. Sipas TODAY, amerikanët mun...
Elon Musk ka bërë me dije se po themelon një parti të re p...
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se kërkimi për pe...
Dy punonjës amerikanë janë plagosur në jug të Rripit të Ga...
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështi...
Banorëve në Teksas u është thënë të evakuohen menjëherë, n...
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të mos...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...
Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka bërë një p...
Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë al...
Përpjekjet e Pedro Sánchez për të rivendosur Partinë Socia...
Pas ditësh të tëra vape me temperatura që arritën kulme në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...