Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe
Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfa...

Qindra shpëtimtarë janë angazhuar për t’i kërkuar njerëzit e zhdukur në pjesën qendrore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, pas përmbytjeve të befasishme që shkaktuan vdekjen e 51 njerëzve, përfshirë 15 fëmijë.
Zona më e goditur është qarku Kerr, ku kanë humbur jetën 43 njerëz dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.
“Puna vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa të gjithë të gjenden”, premtoi Larry Leitha, sherifi i qarkut të Kerrit.
Viktima janë konfirmuar edhe në pjesë të tjera të shtetit, përfshirë qarqet Travis dhe Tom Green.
Niveli i ujërave shkatërruese dhe me lëvizje të shpejtë u rrit për rreth 8 metra në lumin Guadalupe brenda vetëm 45 minutave para agimit të së premtes, duke përmbytur shtëpi dhe automjete.
Rreziku nuk ka kaluar ende, pasi reshjet e shiut vazhduan t’i godasin vendbanimet pranë San Antonios të shtunën, dhe paralajmërimet për përmbytje të shpejta mbetën në fuqi.
Shpëtimtarët përdorën helikopterë, varka dhe dronë për të kërkuar viktimat dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në pemë apo në kampe të izoluara nga rrugët e shkatërruara.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, premtoi se autoritetet do të punojnë pa ndërprerje dhe tha se zona të reja po kontrollohen ndërsa uji po tërhiqet. Ai shpalli të dielën si ditë lutjeje për shtetin.
“I bëj thirrje çdo banori të Teksasit të bashkohet me mua për t’u lutur këtë të diel, për jetët e humbura, për ata që ende janë të zhdukur, për rimëkëmbjen e vendbanimeve tona dhe për sigurinë e atyre që janë në vijën e parë”, tha ai në një deklaratë.
Elinor Lester, një vajzë 13 vjeçe, tha se “kampi u shkatërrua plotësisht”.
Ajo ishte një nga qindra pjesëmarrësit në kamp veror që u godit nga përmbytjet.
“Një helikopter u ul dhe filloi të merrte njerëz. Ishte shumë e frikshme”, tregoi ajo.
Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të emergjencave kishin paralajmëruar qysh të enjten se Teksasi perëndimor dhe qendror do të përballej me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje gjatë ditëve në vijim.
Megjithatë, parashikimet "nuk parashikuan sasinë e reshjeve që pamë", tha W. Nim Kidd, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Teksas, në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje./ Rel
Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfa...
Një Boeing 737 i Ryanair u evakuua në pistën e aeroportit ...
Ndërsa Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njofto...
Eksportet në SHBA janë shumë të rëndësishme për ekonominë ...
Rreth një të pestën e kohës, një shofer adoleshent përdor ...
Insektet po pushtojnë SHBA-në. Sipas TODAY, amerikanët mun...
Elon Musk ka bërë me dije se po themelon një parti të re p...
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se kërkimi për pe...
Dy punonjës amerikanë janë plagosur në jug të Rripit të Ga...
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështi...
Banorëve në Teksas u është thënë të evakuohen menjëherë, n...
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të mos...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...
Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka bërë një p...
Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë al...
Përpjekjet e Pedro Sánchez për të rivendosur Partinë Socia...
Pas ditësh të tëra vape me temperatura që arritën kulme në...
Shqiptari Alban Dervishi është emëruar Komandat i USS Pear...
Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal i Kosovës, Fikrim ...
Irani lëshoi më shumë se 500 raketa balistike drejt Izra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...