web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muaji gusht, i vështirë për disa shenja të horoskopit/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

31 Korrik 2022, 10:23, Horoskopi CNA
Muaji gusht, i vështirë për disa shenja të horoskopit/
Foto ilustruese

Dashi

Në punë mund të mbështeteni në lidhjen fitimtare të Jupiterit, por kushtojini vëmendje javës së fundit të muajit, kur planeti Mërkuri do të vijë në kundërshtim dhe mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi.

Demi

Teksa ky muaj premton gjëra të bukura në dashuri, yjet tregojnë se jeni të favorizuar edhe në punë.

Sipas parashikimit të yjeve për muajin Gusht, periudha më e favorshme për ju në këtë aspekt do të jetë mes 4-26 Gusht.

Binjakët

Në punë mund të ketë disa bllokime ose ngjarje të papritura, të paktën deri në ditën e 26-të, por nuk keni asgjë për t'u shqetësuar. Jupiteri mbron projektet dhe bizneset tuaja.

Gaforrja

Fusha profesionale mund t'ju japë disa kënaqësi, veçanërisht në periudhën mes ditës 4 dhe 26, kur e keni Merkurin aktiv në favorin tuaj. Kini kujdes, të mos merrni vendime të nxituara.

Luani

Lajme të shkëlqyera do të vijnë përsa i përket punës në pjesën e fundit të muajit. Rikuperimi i energjisë falë Marsit i cili nga dita e 20-të do të jetë sërish i favorshëm.

Virgjëresha

Muaji gusht do të shohë hyrjen e planetit Mërkur në lidhje me shenjën tuaj, duke filluar nga dita e 4-të, mund të lindin mundësi të reja ose mund të shfaqen takime të rëndësishme, sigurisht që nuk do të jetë një muaj i mërzitshëm! Nëse jeni në punë do ketë kënaqësi të madhe.

Peshorja

Lajme të mira vijnë në fushën e punës nga dita e 26-të, kur planeti Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj.

Akrepi

Edhe pse nga ana sentimentale do të keni në kundërshtim Marsin, i cili do të shkaktojë lodhje dhe stres, do të ketë një periudhë favorizuese përsa i përket punës. Ju presin lajme të mira në këtë aspekt.

Shigjetari

Muaji gusht fatkeqësisht do të shohë hyrjen e planetit Mars në kundërshtim me shenjën tuaj,  do të jetë një tranzit jashtëzakonisht i gjatë, i cili gjatë gjithë vitit 2022 do t'ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Për më tepër, deri në ditën e 26-të, Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm mund të çojë në grindje dhe tensione si në shtëpi ashtu edhe në zyrë.

Bricjapi

Në punë prisni lajme të mira, por duket se do të duhet të deri në vjeshtë për këtë.

Ujori

Për fat të mirë, në punë, qetësia do të rikthehet, duke filluar nga dita e 4-të, planeti Mërkuri nuk do të jetë më në kundërshtim dhe, në pjesën e fundit të muajit, mund të vijë lajmi i mirë që keni pritur.

Peshqit

Muaji gusht për fat të keq do të shënohet nga hyrja e planetit Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj : nga dita e 4-të deri në ditën e 26-të mund të ketë ngadalësime ose bllokime në vendin e punës. Edhe nëse jeni me pushime ka gjasa që të merrni edhe shqetësimet e punës me “vete”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga