LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i punës dhe dashurisë sipas Paolo Fox/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

24 Korrik 2022, 23:00, Horoskopi CNA
Horoskopi i punës dhe dashurisë sipas Paolo Fox/ Çfarë
Astrologu Paolo Fox

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit, veçanërisht beqarët, mund të nisin një lidhje mjaft të rëndësishme. Për të gjithë ata, këshilla e astrologut është të mos i marrin shumë si të mirëqena gjërat që për momentin nuk janë fare të tilla.

Nga ana tjetër, për të gjithë Dashët e angazhuar në një marrëdhënie në çift, do të duhet të përballen me planet e ardhshme me partnerin e tyre edhe nëse për shkak të Venusit mund të ketë disa mosmarrëveshje në çift.

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit në javën e ardhshme mund të kenë disa mosmarrëveshje me njerëzit që kalojnë kohën duke u ankuar. Ndërsa për të gjithë të lindurit e kësaj shenje të horoskopit, që janë në një lidhje prej disa kohësh, mund të kenë vënë re pak shpërqendrim te partneri. 

Në punë, viti i ardhshëm mund të jetë vërtet i rëndësishëm dhe për këtë arsye do të duhet të nisin menjëherë disa projekte afatgjata.

Binjakët

Për Binjakët, të gjithë beqarët do të duhet të heqin dorë nga marrëdhënia e përfunduara. Falë ndihmës së Venusit kjo shenjë e zodiakut mund të rizbulojë rëndësinë e ndjenjave.

Për punën astrologu këshillon të gjithë të jenë shumë të vëmendshëm ndaj disa detajeve, për të përballuar më mirë disa zgjedhje të rëndësishme që mund të dalin në ditët në vijim.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres do të kenë një pushim në punë. Këshilla e astrologut është të mendojnë për një fushë të re, në të cilën do t'i tregojnë të gjithëve aftësitë e tyre. 

Për sa i përket dashurisë, beqarët do të mund të gjejnë interes nga yjet në mes të javës, kur Hëna dhe Afërdita të hyjnë në shenjë.

Luani

Për të gjithë Luanët, historitë e dashurisë që do të nisin gjatë kësaj jave, do të lehtësohen nga prania e Mërkurit dhe Venusit në shenjë deri më 11 gusht. 

Edhe në punë, të lindurit e shenjës së Luanit do kenë variacione të reja programore dhe sipas astrologut priten diskutime të reja.

Virgjëresha

Të gjithë të lindurit në shenjën e Virgjëreshës që janë beqarë, në javën e ardhshme do të duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme duke menduar edhe për muajt e ardhshëm. 

Në punë për këtë shenjë të horoskopit do të jetë shumë e rëndësishme pauza për reflektim, e cila do t'ju lejojë të shikoni më qartë të ardhmen.

Peshorja

Të lindurit në shenjën e Peshores, gjatë kësaj jave do të duhet të përmbahen nga veprimet ligjore dhe grindjet me dikë të rëndësishëm për shkak të Jupiterit.

Të gjitha Peshoret, të angazhuar në një lidhje në çift, do të kenë disa probleme me partnerin.

Akrepi

Të lindurit në shenjën e Akrepit do të duhet të bëjnë një zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre, përpara fillimit të muajit të ri. Këshilla e astrologut është të mos tregoheni të paduruar me kolegët. 

Për të gjithë beqarët, prania e Venusit do t'i ndihmojë historitë e dashurisë. Astrologu parashikon se është momenti për të bërë njohje të reja, që mund të kenë implikime interesante në dashuri.

Shigjetari

Për të lindurit në shenjën e Shigjetarit, puna në javën e ardhshme do të jetë koha për të filluar të mendojnë për qëllimet e mëdha që do të arrihen në periudhën e ardhshme. Kjo shenjë e zodiakut, tashmë ka projekte të reja për të menduar. 

Për të gjithë çiftet e Shigjetarit, prania e Diellit dhe Hënës së favorshme do ta bëjë marrëdhënien më të këndshme. Astrologu sugjeron t'i kushtohet vëmendje historive në krizë për disa kohë, pasi gjithçka mund të zgjidhet me pak durim.

Bricjapi

Të lindurit në shenjën e Bricjapit do të duhet të kenë pak guxim për të filluar nga e para dhe për të rindërtuar karrierën e tyre profesionale. 

Astrologu ka parashikuar diçka të veçantë për të gjithë beqarët, që së shpejti mund të pushtohen nga një ndjenjë krejt e re.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit, që aktualisht nuk janë të angazhuar në një lidhje dashurie, do të duhet të fokusohen sa më shumë tek miqësia, duke lënë mënjanë dashurinë.

Në punë, të lindurit e kësaj shenje të zodiakut do të kenë të bëjnë me kolegë që nuk janë në gjendje të ecin me hapin e kohës.

Peshqit

Peshqit  do të shohin projekte të lindura në lëvizje të ngadalta, në punë. Sipas astrologut, e marta do të jetë perfekte për të marrë një ide fituese edhe me shumë gjasa kjo shenjë zodiakut do të duhet të ndryshojë grupin e punës. 

Për sa i përket marrëdhënies në çift, Paolo Fox këshillon këtë shenjë të zodiakut të mbyllë çështjet që nuk kanë më shumë kuptim, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me një ish./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga