web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi, e hënë 6 mars 2023/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

5 Mars 2023, 23:05, Horoskopi CNA

Horoskopi, e hënë 6 mars 2023/ Çfarë kanë rezervuar

Dashi

Ditë mjaft e favorshme për të rregulluar njëherë e mirë problemet që keni pasur në çift. Për shumë gjëra do reflektoni me më shumë kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Beqarët do jenë pafund impulsivë dhe ka rrezik pjesa më e madhe të gabojë në zgjedhjen e partnerit. Buxheti do dobësohet goxha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni.

Demi

Do jeni shumë të përgjegjshëm sot ju të dashuruarit dhe do bëni çdo gjë që t’i kërkoni falje atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush do ketë më shumë përmirësime edhe nga sa vete keni menduar. Beqaret do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Sido që të jenë financat tuaja sot është mirë të mos rrezikoni duke shpenzuar pafund.

Binjakët

Dite do fillojë me vrull e me debate të zjarrta sot për të gjithë ata që janë në një lidhje. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë në botë nuk do hapni rrugë. Beqarët duhet t’iu besojnë pak më shumë miqve që do i prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm të mirën. Në planin financiar po u treguat vigjilentë dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve gjendja do ju përmirësohet tej mase.

Gaforrja

Ditë e mbushur me momente të lumtura do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Marrëdhënia në çift do intensifikohet akoma më tepër dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Beqarët duhet të bëjnë pak më shumë përpjekje për ta gjetur dashurinë. Në planin financiar do keni shumë fat. Edhe ata që do vendosin lotari do fitojnë shumë ta konsiderueshme e do ndiheni më mirë.

Luani

Partneri do ju mbushë me dhurata sot juve që jeni në një lidhje. Dashuria e tij për ju e kalon çdo kufi kështu që edhe ju duhet të silleni mirë dhe t’i përkushtoheni me tepër. Beqarët do bëjnë çdo gjë që të jetë e mundur me qëllim që ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Në planin financiar nuk keni për të pasur aspak tronditje sepse gjithmonë do reflektoni para se të hidhni hapa.

Virgjëresha

Ditë pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do konfliktoheni më për asgjë me atë që keni ne krah, përkundrazi do mundoheni si ta bëni sa më të bukur çdo moment. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjithë personave që do i joshin sepse disa nuk janë aspak të vërtetë. Financat do jenë tej mase të stabilizuara. Shfrytëzoni rastin për të shlyer disa borxhe të vjetra.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë shumë e qetë. Herë pas here situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit dhe vështirë se do gjeni qetësi. Beqarët do jenë tej mase joshës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Ne planin financiar keni për teë qenë me fat dhe kjo do ju ndihmoje ta kaloni situatën e vështirë në të cilën kishit rënë.

Akrepi

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për të gjithë ju që jeni në një lidhje. Shpesh do keni mendime tërësisht ndryshe nga partneri dhe nuk do pranoni për asgjë çast të hapni rrugë. Beqarët duhet të njihen mirë me disa persona para se të hedhin hapa sepse në të kundërt mund të lëndohen. Shpenzimet bëjini të mirëmënduara dhe nuk keni për të pasur tronditje financiare.

Shigjetari

Dite e mbushur me emocione të forta do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Beqarët do jenë specialistë të joshjes dhe flirtimit dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Për ta do fillojë një tjetër jetë. Për financat këshillohuni sa e parë me specialistët sepse vete nuk do mund ta mbani dot situatën nën kontroll.

Bricjapi

Mëngjesi nuk ka për të qenë aspak i mirë sot për juve që jeni në një lidhje, por gjërat do fillojnë të përmirësohen pas dreke. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë të fillojnë një lidhje serioze, por do preferojnë aventurat kalimtare. Mundësitë për to do jenë të shumta. Financat nuk do jenë aspak të mira. Do ju duhet që herë pas here te kërkoni borxhe në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Ujori

Disa planetë do bëhen bashkë gjatë kësaj dite në mënyrë që t’iu krijojnë një klimë sa më të ngrohte ju të dashuruarve. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë herë pas here shumë të forta. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe ka mundësi të hedhin menjëherë hapa të mëdha. Financat duhet të mundoheni t’i përmirësoni duke kërkuar të arrini sa më shumë në punë.

Peshqit

Mundohuni të mos tregoheni për asnjë moment agresiv me partnerin tuaj sot sepse do keni probleme te mëdha me njëri-tjetrin. Qetësia do jetë e çmuar. Beqarët nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje serioze, por një person që do takojnë rishtazi do i bëjë të ndryshojnë mendim. Problemet financiare do zgjidhen më shpejt nga sa kishit menduar kështu që do mund të merrni frymë lirisht.





Lajmet e fundit nga