Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë/ Horoskopi i datës 1 mars 2023
Dashi Sot është dita e përshtatshme për ju të dashuruarit...

Dashi
Sot është dita e përshtatshme për ju të dashuruarit qe t’i zgjidhni më në fund njëherë e mirë problemet që keni pasur më parë. Po i latë gjërat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me një person, i cili më parë nuk ju ka pëlqyer shumë. Në planin financiar do kaloni edhe momente të vështira, megjithatë falë ndihmës së të afërmve do ia dilni mbanë.
Demi
Nëse doni që gjërat të ecin mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite mundohuni ta respektoni tjetrin dhe ta lini atë të flasë lirisht. Me ndrydhje dhe kufizime për çdo gjë nuk keni për të vazhduar gjatë bashkë. Beqarët do kenë një ditë goxha romantike dhe të mbushur me takime të veçanta. Në planin financiar, do jetë Mërkuri ai që do ju mbështesë fort.
Binjakët
Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Problemet e së shkuarës do t'i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqarët nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre, sepse edhe ashtu si janë do përjetojnë momente fantastike. Miqtë nuk do t'i lënë vetëm asnjë moment. Financat do jenë të favorizuara dhe mund të bëni edhe disa investime.
Gaforrja
Në mëngjes do t'i rregulloni disa probleme të vogla që keni pasur me partnerin tuaj, por sërish pasdite do fillojnë tronditjet. Beqarët do kenë pafund takime dhe me siguri që do mund të fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Gjithsesi, mirë është që për gjithçka të mendohen dy herë para se të hedhin hapa. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm kështu që shmangni shpenzimet e tepruara.
Luani
Ditë përgjithësisht pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Në çdo moment do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe emocionet do shumëfishohen. Beqarët për fat të keq do vazhdojnë të kenë një ditë të mërzitshme dhe pa takime emocionuese. Në planin financiar, situata ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo falë një projekti të madh të përfunduar me sukses.
Virgjëresha
Nëse nuk doni të keni probleme serioze në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, mundohuni të respektoni dhe të pranoni çdo mendim të tjetrit. Keni për ta parë që mbrëmja do jetë më dinamike nëse veproni kështu. Beqarët do kënaqen pafund nga ftesat që do t'u bëhen dhe me dikë do pranojnë të hedhin edhe hapa me tej. Financat do kenë disa probleme të vogla, por pa pasoja.
Peshorja
Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot ju të dashuruarit, sepse yjet do ju mbështesin fort dhe do t'ju bëjnë të hidhni hapat e duhur. Beqarët do bëjnë mire të mos nxitohen për asgjë, sepse nëse hedhin hapa të gabuar e gjithë jeta do ju shkojë keq. Yjet për fat te mirë do t'ju ofrojnë mundësi të shkëlqyera dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund të bëni edhe investime.
Akrepi
Do jeni tej mase tolerant dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Marrëdhënia juaj do jetë aq e bukur dhe e ngrohtë saqë të gjithë do duan t’ju kopjojnë. Beqarët ka mundësi të marrin vendime radikale pa u menduar gjatë dhe ky mund të jetë një gabim. Buxhetin mbajeni në gjendjen që e keni dhe mos kërkoni me ngulm e me çdo mënyrë përmirësime.
Shigjetari
Të dashuruarit yjet do t'i kenë gjatë gjithë kohës pranë sot dhe ato do t'ju ndihmojnë të arrini çdo gjë që dëshironi. Qetësia, harmonia dhe emocionet do jenë fjalët që do ta përshkruajnë më mirë këtë ditë. Beqarët edhe sikur të duan nuk do t'u qëndrojnë dot indiferentë disa personave. Priten surpriza për ta. Me financat do dini si të silleni gjithmonë dhe nuk do keni asnjë tronditje.
Bricjapi
Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do arrini të vendosni pikat mbi “i” për gjithçka që keni kaluar. Beqarët do kenë disa takime interesante, por njëherë për njëherë do preferojnë të presin para se të hedhin hapa të mëdhenj. Financat kanë për të qenë goxha të mira, kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër për gjëra të domosdoshme.
Ujori
Për ju do ndryshojnë shumë gjëra sot dhe gjithçka do varet nga sjellja që keni pasur së fundmi me partnerin. Nëse nuk jeni treguar të matur me fjalët dhe gjestet, do keni tronditje. Beqarët do t'i kenë idetë shumë më të qarta dhe do pranojnë të dalin me disa persona. Në planin financiar do duhet më shumë maturi se kurrë ndonjëherë më parë, sepse po filluan problemet, vështirë se gjendja mund te rregullohet shpejt.
Peshqit
Ditë e mbrojtur nga yjet ka për të qenë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin dhe nga ana tjetër mund të kërkoni edhe falje për gabimet e bëra në të shkuarën. Beqarët nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do preferojnë të qëndrojnë plotësisht vetëm. Në planin financiar duhet t’ia dilni me pak, sepse as sot nuk do ketë përmirësime./ CNA.al
Dashi Sot është dita e përshtatshme për ju të dashuruarit...
Dashi Dashuria Në këtë muaj, energjia e Diellit do t'j...
Dashi Këtë muaj mund të keni stabilitet më të madh fi...
Dashi Mund të ndjeni pak presion në planin e punës këtë m...
Dashi Në këtë muaj, energjia e Diellit do t'ju japë një s...
Dashi Edhe pse kohët e fundit keni pasur mosmarrëveshje n...
Dashi Mos u bëni të zymtë dhe të dëshpëruar. Kini kujdes ...
Dashi Planeti Venus shkëlqen në shenjën tuaj dhe ju j...
Dashi Do të përballeni me sfida të vështira në rutinën tu...
DASHI Do zgjoheni si zakonisht gjatë kësaj dite dhe as nu...
Dashi Dikush me një pikëpamje më tradicionale se si duhet...
Dashi Energjia juaj përshtatet jashtëzakonisht mirë me en...
Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e ngroh...
Dashi Ju do të thoni një gjë, por personi me të cilin po ...
Dashi Shëndeti juaj mund të ketë nevojë për kujdes sot. N...
Dashi Afërdita do jetë me ju nga e hëna, ndaj takimet...
Dashi Së fundmi jeni ndier i stresuar dhe madje herë pas ...
Dashi Kur duhet të vendosni të bëni diçka, dilni nga rrug...
Dashi Beqarët mund të kenë disa mundësi për aventura roma...
Dashi Në çështjet e dashurisë do të favorizoheni. Sit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...