web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ka fytyrën e butë

2022-11-05 13:30:00, Trending CNA

E ka fytyrën e butë

Kur bëhet fjalë për TikTok , Hailey Bieber ka ndikim të madh. Pavarësisht nëse është rutina e saj minimale e grimit, ndarja e markës së saj të re të kujdesit të lëkurës, apo produktet e saj të preferuara, çfarëdo që ajo të rekomandojë do të blihet masivisht nga ndjekësit.

Në videon e saj më të fundit , ajo zbuloi një udhëzues hap pas hapi se si e përgatit lëkurën e saj përpara se të bëjë grimin. Sigurisht, kjo nuk është asgjë e re, përgatitja është çelësi për t'u siguruar që make-up-i juaj të aplikohet më qetë dhe të zgjasë më gjatë.

Megjithatë, ndërsa ajo detajonte produktet që i pëlqen, duke përfshirë një serum vesë nga marka e saj dhe një lëng hidratues, Bieber shpjegoi se hapi i saj i fundit është aplikimi i një kremi më të pasur dhe më të rëndë në zonat e thata.

Kremi specifik që ajo përdori është Weleda Skin Food, një hidratuesqë është një mjaft i preferuar nga artistët e grimit për vetitë e tij hidratuese të forta që qëndron mirë nën make-up.

E ka fytyrën e butë

Kushton më pak se 15 £, nuk është vetëm një ujdi, por edhe është aprovuar nga shumë përdorues që kanë ndarë komentet e tyre me Haley./CNA.al





Lajmet e fundit nga